E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Erioni ngacmon Jonën

11/05/10 19:20

Djemtë bisedojnë jashtë për një kohë të gjatë. Ata flasin për gjëra të ndryshme duke ndërruar disa herë temë diskutimi. Përveç eksperiencave në BB3, ata flasin për veshjet, tregun, çmimet, ushqimin etj. Jashtë del edhe Jona e cila ulet përballë djemve dhe këndon me muzikën në sfond. Herë pas here edhe ajo ndërhyn në bisedat e djemve dhe jep ndonjë mendim të sajin për çështjet që ata flasin. Erioni fillon të ngacmojë Jonën duke e lagur fillimisht me ujë dhe më pas tenton që ta lagë edhe me kola. Jona i kërkon që të ndalojë sepse ajo nuk dëshiron që të luajë, për më tepër ajo është në një moment qetësie dhe nuk do që të luajë. Kështu Erioni nuk e vazhdon më tej lojën, por herë pas here e ngacmon Jonën duke folur me ironi. Teksa flasin për golfin si sport Erioni thotë se golfi është njohur si loja e borgjezizë, e njerëzve të pasur, ndërkohë që Jona ka luajtur golf dhe është një ndër sportet që ajo pëlqen. Ai e ngacmon edhe për Jetmirin pasi Jona dhe Miri nuk flasin fare me njëri-tjetrin. Më pas jashtë del edhe Domenika dhe banorët bisedojnë të gjithë bashkë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›