E Diel, 1 Nëntor 2026

Big Brother Albania Miri, Jonës Je fëmijë kopshti

11/05/10 23:39

Pasi mbarojnë së ngrëni dhe pas bisedave të ndryshme, banorët fillojnë të kërcejnë me muzikën e përzgjedhur nga Vëllai i Madh. Banorët këcejnë për një kohë të gjatë dhe pas argëtimit vendosin që të pastrojnë tavolinën që vazhdon të jetë e mbushur me ato që banorët lanë pas ngrënies së darkës. Gjatë kësaj kohe mes banorëve lind një debat. Banorët ulen pranë tavolinës ku hëngrën darkë, ndërsa Klodi fillon që të pastrojë tavolinën. Ai u kërkon banorëve që ta ndihmojnë në pastrimin e tavolinës. Jetmiri i thotë se ai sonte e ka pushim dhe nuk çohet, ndërsa Jona dhe Domenika çohen që të ndihmojnë Klodin. Jona i thotë Jetmirit që ndërsa qëron fruta, mbeturinat të mos i lërë në tavolinë të paktën për respektin e të tjerëve. Jetmiri i thotë se ai nuk do që ti heqë mbeturina, madje nuk ka as respekt për asnjë njeri. Jona i thotë se fytyrën e tij tregon me këtë rast dhe më pas shton ti mashkull, do të tregosh çik forcën tënde mashkullore. Jetmiri i thotë: ik o fëmij kopshi, ti ske marrë patentën akoma për maxhorene. Jona vazhdon të pastrojë dhe debaton me Jetmirin, por Miri i thotë se nuk do që të flasë fare me të. Më pas Jona shkon në dhomën e gjumit dhe fillon të bëjë thashetheme për Jetmirin, ndërsa Klodi vazhdon i vetëm të bëjë punët e shtëpisë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›