E Diel, 1 Nëntor 2026

Big Brother Albania Ish banorët përballë banorëve

08/05/2010 21:40

Ish banorët e BB kanë patur mundësinë që të futen sërish në shtëpinë ku kanë qëndruar për një kohë relativisht më të shkurtër se të tjerët. Ata janë futur vetëm në dhomën e rrëfimit pikërisht për të dhënë mendimet e tyre për fituesin dhe jo fituesin e kësaj gare kaq të gjatë e tëmadhe. Fillimisht, banorëve u jepet mundësia që të dëgjojnë opinionet e ish banorëve për fituesin ku kryesisht kanë votuar për Domenikën, Klodin dhe Mirin. Në përfundim të klipit, banorët komentojnë këto opinione. Miri shprehet se i priste pasi e di shumë mirë opinionin e tyre sepse me ta ka patur debate, është zënë apo e kanë nominuar. Domenika shprehet se nuk e priste këtë opinion nga Kika që ta mendonte atë si fituese.

Më pas, banorët shohin vazhdimin e klipit për opinionin se cili nuk duhet ta fitojë. Banorët kanë votuar kryesisht për Mirin dhe Jonën. Sapo përfundon klipi, Miri reagon menjëherë duke thënë se do donte që Big Brother ti jepte sërish mundësinë ishbanorëve që ta nominonin nga jashtë, fjalë që shkakton shumë të qeshura te publiku. Në të nëjjtën kohë, edhe Erioni është tepër i nervozuar që Kika është shprehur se nuk do e donte atë fitues dhe se ka luajtur jo ai, por vajzat e tjera në vend të Erionit. Erioni kërkon një ballafaqim me Kikën dhe shprehet se nuk e priste që Kika do ishte mërzitur për shkak të nominomit që i ka bërë. Kur Kikës i jepet mundësia të flasë me të, Erioni e pyet se përse mendon se ai nuk ka dhënë asgjë, por vajzat për të. erioni duket nervoz. Kika përgjigjet se nuk e ka për nominimin se e di që kjo është lojë, por mendon se tre javët e fundit, Erioni nuk është treguar i sinqert me të dhe nuk i ka thënë realisht mendimet e tija në sy, por priste që fillimisht të fliste dikush tjetër e më pas ti kundërvihej Kikës. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›