E Diel, 1 Nëntor 2026

Big Brother Albania Ngacmojnë Klodin

08/05/10 16:00

Erioni dhe Miri vazhdojnë diskutimin për këtë mbrëmje e në distancë, në bisedë fusin herë pas here edhe Klodin. Miri mendon se këtë mbrëmje, pas përfundimit të spektaklit mund të kenë si surprizë një festë të vecantë, ndryshe nga të tjerat. Ai pyet edhe Klodin, por ky i fundit mendon se festë kanë patur gjithnjë. Klodi shprehet se mjafton tu sjellin ndonjë copë bukë apo cigare, se të tjerat nuk kanë rëndësi. Ndryshe nga ai, Miri nuk kërkon ushqime apo cigare, duke thënë se si ka bërë deri tani, do bëjë përsëri, por do donte një festë për festuar hyrjen në finale. Klodi thotë përsëri se ata festë kanë patur përherë, cdo ditë, pasi të rrish e të të plotësohen dëshirat, vetëm festë mund të quhet. Ai shton se dy djemtë, Miri dhe Erioni duhet të jenë më të kënaqurit pasi atyre u ka ecur më shumë. Miri qesh, kurse Erioni i thotë Klodit se ai në fakt ka vuajtur më shumë se ta e nuk ka bërë asgjë nga këto. Klodi ia kthen se edhe ka vuajtur, ndërsa Miri e pyet se për cfarë ka vuajtur. Klodi thotë se është tepër vonë për pyetje të tilla, por Miri shprehet se edhe ta kishte pyetur më parë, përsëri nuk do ta ndihmonte dot. Një fjalë e mirë vlen shumë- ia kthen Klodi dhe u kërkon djemve që ta lënë të flejë pak. Erioni e ngacmon duke thënë se i shkoi jeta në gjum, por Klodi ia kthen se nëse vjen të jetojë me të, do e shohë se si është vërtetë. Miri qesh, kurse Erioni thotë se ky ishte një propozim dhe se i bëhet qejfi për këtë propozim. Miri vazhdon të qeshë me Erionin, ndërsa Klodi fle. Dy djemtë vazhdojnë me ngacmimet dhe të qeshurat me njeri-tjetrin. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›