E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bloom dëshmon kundër hajdutit

Aktori Orlando Bloom do të paraqitet para gjykatës së Los Angeles për të dëshmuar kundër vjedhësve adoleshentë, që thyen shtëpinë e tij në Hollywood Hills.

Pesë persona u arrestuan nga policia, tre prej tyre adoleshentë, nën akuzën për vjedhje në shtëpinë e aktorit.

I dyshuari Alexis Neiers do të përballet këtë të hënë në gjykatë me aktorin Bloom. Ai akuzohet të ketë vjedhur vepra arti në shtëpinë e aktorit.

Neiers rrezikon të marrë pesë vjet burgim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›