E Diel, 1 Nëntor 2026

Big Brother Albania Takimi me vajzën, surprizë për Mandin

08/05/2010 22:25

Gjatë javës, banorët kanë patur një provë javore ku duhet të shkruanin më shpejt një tekst të përcaktuar në një celular gjigand dhe ai që fitonte lojën, fitonte të drejtën për të patur një telefonatë nga një i afërm. Banorët shohin një klip ku përmblidhen momentet më pikante të kësaj prove e cila shpesh ka sjellë debate mes banorëve pas dëshirës së disave që lojën ta fitonte Mandi e të fliste me vajzaën. Debatet kanë qënë më së shumti mes Jonës dhe Mirit. Në klip shfaqet edhe Domi e prekur që Jona mori telefonatë nga motra e saj si dhe debati mes dy vajzave pasi Jona i tha se ndjehej keq që Domi qante. Gjithsesi, edhe Domi arriti ta fitonte lojën, përvec Mandit që e dëshironte shumë por që nuk ia doli mbanë. Ai i shkroi një mesazh vajzaës së vet ku i kërkonte falje që nuk e fitoi dot. Për Mnadin është rezervuar një surprizë. Për të shfaqet një klip që fillon me zërin e vajzës që i thërret babi. Përvec kësaj, Mandi emocionohet shumë kur shikon në klip se vajza e tij ka qënë shumë pranë tij, në shtëpi ku edhe ajo i ka shkruar një mesazh: mos u mërzit që nuk fitove lojën, të duam shumë. Mandi preket sidomos kur shikon vajzën e tij që shkoi tek krevati i tij e i thërret duke parë foton e tij. Arbana i kërkon Mandit që të dalë në oborr dhe ai shikon se aty ndodhet bashkëshortja me vajzën. Ai shkon menjëherë tek to, përqafon vajzën e puth bashkëshorten. Ai e prezanton familjen e tij edhe me banorët e tjerë dhe me vajzën në krahë qesh e luan me të. mandi falenderon për këtë surprizë të vecantë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›