E Shtunë, 31 Tetor 2026

Big Brother Albania Përgatitja e drekës

13/05/10 13:47

Erioni ngrihet nga shtrati dhe pasi mbaron kujdesin personal të përmëngjesshëm, del në kopsht. Ai preferon të qëndrojë për minuta të tëra i vetëm. Tre banorët e tjerë i janë përveshur punës për të gatuar mëngjesin e vonë dhe drekën. Teksa Klodi gatuan, Jona dhe Domenika i përgatisin asortimentet e drekës. Biseda kryesore mes tre banorëve është ajo në lidhje me gatimin. Domenika ankohet se ka shtuar në peshë, ndaj nuk dëshiron që gatimi të jetë shumë i rëndë. Ajo diskuton për dietën që duhet të mbajë, por duke ngrënë mjaftueshëm cdo vakt. Më pas, ata përgatisin mëngjesin për të katërt banorët që janë zgjuar dhe dalin në kopsht për të ngrënë. Domenika qorton banorët që të kujdesen për frigoriferin dhe pijet freskuese, pasi herë pas here duhet të fusin të tjera.
Ndërkohë, Miri sapo është ngritur dhe rri ulur i përgjumur në dhomën e ndenjjes.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›