E Shtunë, 31 Tetor 2026

Onkohematologji, aparatura të reja në Pediatrinë e QSUT-së

Tri panele të fluksit të oksigjenit, pesë shiringa elektrike, si dhe disa aparatura të tjera, për llogaritjen e ilaçeve citostatike, por edhe për mbrojtjen e personelit shëndetësor nga avujt toksikë, i janë shtuar Spitalit Pediatrik të QSUT-së. Këto pajisje do të përdoren për fëmijët që janë në gjendje të rëndë nga sëmundjet e gjakut apo tumoret dhe që janë të shtruar pranë shërbimit të onkohematologjisë, pediatrike. "Janë donacione të cilat do të shërbejnë për të rritur cilësinë e ofruar nga ne për pacientët tanë. Prandaj në emër të pacientëve dhe të stafit e të prindërve të pacientëve të sëmurë vërtet shpreh mirënjohjen jo vetëm për këtë donacion, po dhe mesazhin që kjo kompani u transmeton kompanive të tjera private për të ndihmuar fëmijët e sëmurë", - tha Anila Godo, shefe e shërbimit të Onkohematologjisë. Këto aparatura janë dhuruar nga kompania celulare AMC. Drejtori Ekzekutiv i AMC, Stefanos Oktapodas, ka shprehur gatishmërinë e tij personale, por edhe të kompanisë, për të ndihmuar dhe mbështetur shërimin e fëmijëve të sëmurë që trajtohen në këtë spital.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›