Afatet dhe procedurat për të studiuar me bursë në Japoni
Qeveria japoneze, në kuadër të Programit të bursave, ofron 1 (një) bursë për studime pasuniversitare kërkimore në një nga universitetet e Japonisë në fushën e kërkimit, për vitet akademike 2011-2013 (prill 2011 - mars 2013), sipas Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Aplikantët duhet të jenë nën moshën 35 vjeç dhe të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Programi i studimit për të cilin do të aplikohet, duhet të jetë i njëjtë ose i lidhur me degën në të cilën aplikanti ka mbaruar studimet, - bën të ditur ministria. Aplikantët e interesuar për këtë bursë të paraqiten pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për një informacion më të hollësishëm lidhur me llojin e bursës që ofrohet, mënyrën e plotësimit të formularit të aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit, si dhe për të tërhequr formularët. Informacioni përkatës për këtë bursë gjendet edhe në adresën e mëposhtme të internetit: www.studyjapan.go.jp/en/toj/toj0307e.htlm+#3; ndërsa afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës është data 28 maj 2010.