Ja programi orientues për provimet e lirimit për shkollat 9-vjeçare
Për tu ardhur në ndihmë të gjithë nxënësve të shkollave nëntëvjeçare, të cilët brenda këtij muaji do të braktisin bankat e shkollave të tyre, aty ku u rritën e përjetuan çdo gëzim, e do tu drejtohen shkollave të mesme, duke dhënë një provë të vështirë siç është
edhe provimi i lirimit, gazeta SOT ju vë në dispozicion qindra, mijëra nxënësve programin orientues për provimet e lirimit, në lëndën e matematikës si edhe atë të Gjuhës. Këto lëndë kanë si qëllim të orientojnë punën e mësuesit,por në mënyrë të veçantë përgatitjen e nxënësve të cilët nëpërmjet këtij programi orientues do të munden të kenë në përfundim rezultate të shkëlqyera. Hartuesit e testeve përfundimtare për provimin e lirimit në mbarim të arsimit 9 - vjeçar nëpërmjet përqendrimit në konceptet dhe shprehitë kryesore të mësuara gjatë viteve mundësojnë nëpërmjet këtij programi të gjitha elementët dhe veprimet që do tju shërbejnë nxënësve për të kryer me sukses provimet e lirimit. Hartimi i këtij programi synon gjithashtu, të ndihmojë vlerësimin për kurrikulin ekzistues, të pasqyrojë rezultate të cilat do ti shërbejnë nxënësit për të përzgjedhur vazhdimin e shkollimit, por nga ana tjetër tu japë mësuesve informacionin e nevojshëm për të përmirësuar mësimdhënien. Hartimi i programit orientues është mbështetur në kurrikulin e lëndës së matematikës dhe të Gjuhës të ciklit 9-vjeçar. Përsa i përket kurrikulit të matematikës ky program ka synuar të zhvillojë nivelet e aftësive në lidhje me njohjen dhe të kuptuarit e koncepteve matematike, formimin e shprehive nëpërmjet zbatimeve të thjeshta të tyre për nivelin më të ulët dhe nëpërmjet zbatimeve e interpretimeve në situata më komplekse për nivelin më të lartë. Programi orientues i matematikës bazohet në parimin se të zotërosh njohuri matematike do të thotë të jesh në gjendje ti zbatosh ato, në pjesë të ndryshme të vetë lëndës së matematikës, në lëndët e tjera shkollore, por edhe në situata të jetës së përditshme. Programi është ndarë në linja dhe nënlinja të cilat janë dhënë më poshtë. Për çdo linjë e nënlinjë janë përcaktuar objektivat e arritjes si dhe konceptet në funksion të tyre.
Përgatitja e nxënësve
Gjatë punës për përgatitjen e nxënësve për provimin e lirimit është e rëndësishme që, herë pas here, mësuesi të zhvillojë testime të nxënësve të tij me teste që mund ti hartojë vetë. Gjatë hartimit të tyre duhet mbajtur parasysh pesha për çdo linjë të përmbajtjes si edhe përfshirja e kërkesave të tre niveleve të vështirësisë në raportet 2:2:1 (duke filluar prej nivelit minimal). Në përgatitjen për përmbushjen e objektivave të këtij programi nxënësi do të përdorë tekstet mësimore të lëndës së matematikës të ciklit të mesëm të ulët (klasa 6-9). Ai mund të përdorë edhe tekste ndihmëse apo materiale shtesë që sigurojnë arritjen e objektivave të programit orientues. Linjat dhe nënlinjat e përmbajtjes së termit (numri). Kuptimi i numrit, Veprimet me numra, (Matja) Kuptimi i matjes. Njehsimi i gjatësisë, sipërfaqes, vëllimit (Gjeometria) Gjeometria në plan, Gjeometria në hapësirë, Shndërrimet gjeometrike, Algjebra dhe funksioni, Shprehjet shkronjore dhe shndërrimet e tyre, Zgjidhja e ekuacioneve, inekuacioneve dhe sistemeve të ekuacioneve
Funksioni, Mbledhja, organizimi dhe përpunimi i të dhënave. Probabiliteti, Statistikë, Objektivat dhe konceptet e njohuritë sipas linjave e nënlinjave numri, Kuptimi i numrit
Objektivat që duhet të arrijë një nxënës në përfundim të këtij programi orientues janë. Në mbarim të arsimit 9-vjeçar, nxënësi të jetë i aftë, të dallojë, të krahasojë dhe të rendisë numra racionalë, të shkruajë një numër në trajta të njëvlerëshme si numër thyesor, numër dhjetor, përqindje, të shkruajë fuqi të thjeshta (baza numër natyror) me eksponent numër të plotë, të njohë varësinë ndërmjet rrënjëve dhe fuqive me eksponent racional, të paraqesë shkrimin shkencor të numrit, të zbatojë marrëdhëniet e përfshirjes ndërmjet bashkësive dhe nënbashkësive numerike( intervali,segmenti, gjysmë intervali, gjysëmsegmenti), të gjejë prerjen dhe bashkimin e bashkësive numerike, të përdorë në situata problemore njohuritë dhe shprehitë e mësuara.
Konceptet e njohuritë
Numri dhjetor; numrat racionale; numrat dhjetorë të fundëm dhe periodikë; numrat irracionalë; numrat fuqi. Bashkësia; nënbashkësia, bashkësitë numerike, prerja dhe bashkimi i tyre; përkatësia për një numër të dhënë, përdorimi i simbolikës përkatëse; renditja në një bashkësi numrash racionalë. Bashkësitë N, Z, Q dhe R në përfshirjen NZQR, Nënbashkësi të veçanta të R (intervali, gjysmë intervali, segmenti, gjysmë segmenti), prerja dhe bashkimi i tyre. Rrënja katrore dhe rrënja me tregues n; fuqia me eksponent racional; varësia ndërmjet fuqisë me eksponent racional dhe rrënjës; vetitë e fuqive me eksponent racional.
Çfarë duhet të dijë nxënësi për veprimet me numra, konceptet e njohuritë për Matjen, e Gjatësinë
Në mbarim të arsimit 9 - vjeçar, nxënësi duhet të jetë i aftë, të zbatojë formula duke i dhënë vlera ndryshorit. Të veçojë ndryshorin në formula të thjeshta, të gjeje të katërtën përpjesëtimore, të shkruajë me simbole matematike (përfshirë barazime e mosbarazime) marrëdhënie të përshkruara me fjalë. Të përdorë përqindjen në situata të ndryshme (p.sh veprime të thjeshta me interesin bankar, çmimin, etj), të njehsojë fuqitë me eksponent numër natyror dhe racional, të shumëzojë e të pjesëtojë dy fuqi me baza të njëjta, të gjejë fuqinë e një prodhimi. Të kryejë veprime me numra racionalë, irracionalë, realë, të gjejë vlerën e shprehjeve numerike, me kllapa, pa kllapa, me shumë veprime përfshirë numra problemore, rrënjë, fuqi etj, të përdorë në situata problemore njohuritë dhe shprehitë e mësuara.
Konceptet e njohuritë.
Nxënësit duhet të jenë të aftë të kenë përvetësuar shprehje me mbledhje e zbritje numrash me shenjë, gjetja e përqindjes, shprehja e një madhësie me përqindje kundrejt një madhësie tjetër, gjetja e numrit kur dihet përqindja.Gjetja e të katërtës,përpjesëtimore; llogaritja e vlerës në një formulë të dhënë duke i dhënë vlera ndryshorit dhe veçimi i ndryshorit në formula të thjeshta. Fuqi me eksponent numër të plotë, gjetja me dy mënyra e fuqisë së një prodhimi numrash; rregulli i shumëzimit e pjesëtimit të fuqive me baza të njëjta, veprime me shprehje me kllapa përfshirë ato me shenjën minus përpara. Rrumbullakimi i numrave, veti të veprimeve me numrat realë (mbledhja zbritja, shumëzimi dhe pjesëtimi i numrave realë, shuma, prodhimi i numrave racionalë me numrat irracionalë etj). Vetitë e rrënjës katrore; rrënja e prodhimit, herësit, nxjerrja e faktorëve nga shenja e rrënjës dhe futja e faktorëve nën shenjën e rrënjës, zhdukja e rrënjës nga emëruesi i thyesës, kthimi i rrënjëve në fuqi dhe anasjellas.
MATJA
Kuptimi i matjes,objektivat. Në mbarim të arsimit 9 - vjeçar, nxënësi të jetë i aftë, të këmbejë njësitë e matjes (gjatësi, sipërfaqe, vëllim, kohë) nga njësi më të mëdha në më të vogla dhe anasjellas (përfshirë njësi të përziera duke përdorur edhe numrat dhjetorë), të zgjidhë problema praktike problemore që përfshijnë njësi të ndryshme matjeje, Njehsimi i gjatësisë, sipërfaqes dhe vëllimit Objektivat, Në mbarim të arsimit 9 - vjeçar, nxënësi të jetë i aftë,të njehsojë perimetrin dhe sipërfaqet e figurave plane drejtkëndësh, paralelogram, rreth, qark, trekëndësh, romb, trapez dhe shumëkëndëshave të tjerë me anë të tyre, të njehsojë, duke përdorur formulat, perimetrin dhe sipërfaqen e sektorit rrethor, të gjejë sipërfaqen e sferës dhe vëllimin e rruzullit, të njehsojë duke përdorur formulat, vëllimin e trupave gjeometrike (kub, kuboid, prizëm, piramidë, cilindër), të zbatojë formulat për gjetjen e sipërfaqeve të figurave në zgjidhjen e problemeve, të përdorë në situa