Rezarta Shkurta rregullon marrëdhëniet me Kastron dhe Drenushën
Njihet tashmë debati i fortë që bëri këngëtarja Rezarta Shkurta me Rozana Radin dhe Big Mamën në kohën kur ato ishin pjesmarrëse në një reality show të quajtur “Vip shpia” dhe që transmetohej në një nga kanalet kosovare. Duket se debati i tre vajzave përfshiu të gjithë pjesmarrësit aty ndër të cilët ishin edhe Kastro Zizo dhe Drenusha Latifi. Rezarta la lojën dhe u krijua ideja sikur marrdhëniet e saj me banorët aty u thyen. Por këto foto të realizuara vetëm dy ditë më parë gjatë promovimit të albumit të Bleros vërtetojnë të kundërtën. Duket se marrdhëniet mes Kastros dhe Rezit dhe mes Drenushës dhe Rezit janë rregulluar dhe këngëtarët po ia kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.