E Diel, 1 Nëntor 2026

Linda Halimi: “Pse vendosa të bëj duet me Remzie Osmanin”



Një këngë RandB-popullore që Linda Halimi dhe Remzie Osmani synojnë ta bëjnë megahit këtë verë. Kënga është orkestruar nga Virusi(Nexhat Mujovi)nërsa teksti është shkruar nga vetë këngëtaret, ku secila ka shkruar pjesët e saj me ndihmën e poetit Agron Jashari. “Luje vallen” është lançuar pak ditë më parë ndërsa ka bërë përshtypje pse ky duet mes dy këngëtareve të rrymave dhe moshave të ndryshme, ndërkohë që Remzie është 20 vite më e madhe se Linda, pra ka moshën e nënës së saj.”Me Remzien njihemi që nga vera e kaluar, kur u takuam në në festë familjare ku ka qenë e ftuar ajo me Nexhat Osmanin, vëllain e saj këngëtar. Ajo më kishte njohur nga “Top fest-i” dhe rastësisht kemi hyrë në bisedë”, thotë Linda. Kënga ka një atmosferë verore në ritmet R and B aty ku këndon Linda, dhe popullore aty ku këndon Remzie, ndërkohë që dy këngëtaret po punojnë për ta bërë klip. Ideja për një bashkëpunim të tillë ishte për t’i paraprirë stinës së verës dhe në koncerte të tërheqin fansa nga të dy brezat. Përsa i përket jetës së tyre jashtë muzikës, Remzia po jeton një martesë të lumtur dhe me dy fëmijët e saj, ndërsa Linda vazhdon të shijojë fejesën me instrumentistin, Ilir Halili, 22-vjeçarin nga Peja. Pasi të mbarojë punën për këtë klip, këngëtarja Halimi do të realizojë dhe një bashkëpunim me një këngëtare shumë të njohur dhe të pëlqyer që e ka pasur ëndërr vetëm ta takojë që në fëmijërinë e saj, emrin e së cilës preferon ta ruajë sekret. Linda Halimi ka qenë shumë e pranishme në skenën dhe kanalet muzikore shqiptare, sidomos pasi u shpall fituese e “Top Fest 6” me këngën “ëndërroja”. Në daljet e fundit skenike ajo është shfaqur më e dobësuar pas një diete të fortë që ka mbajtur këto kohë. Në duetin me Erti Hizmon, të cilin e ka njohur gjatë konkurrimit në “Ethet”, në skenën e RTSH-së ajo u shfaq me 4 kg më pak, pasi i ishte nënshtruar një diete të fortë katër mujore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›