"Big"-ët, në ndjekje të yjeve të Arsenalit
Edhe pse është një prej skuadrave më prestigjioze të Premiershipit anglez, madje edhe shumë e vlerësuar në arenën ndërkombëtare, Arsenali rrezikon të shndërrohet në një supermerkat gjatë merkatos së verës. Sipas mediave britanike, Barcelona dhe Interi synojnë të blejnë tre prej lojtarëve kryesorë të formacionit të Arsen Venger. Për më tepër, tekniku francez duhet të zgjidhë edhe problemet me Teo Uallkot, të cilit duhet t‘i ofrojë rinovimin e kontratës (marrëveshja aktuale skadon në vitin 2010), nëse nuk dëshiron që t‘ia "dhurojë" lojtarin e talentuar klubeve të mëdha evropiane (ku Reali i Madridit shihet si më i favorizuar).
Në kolonat e "Daily Star" theksohej se Barcelona i ka paraqitur "topçinjve" një ofertë zyrtare me vlerë 50 milionë euro për blerjen e dyshes Fabregas-Van Persi. "Blaugranat" kërkojnë të rimarrin mesfushorin katalan, i cili është formuar si lojtar në skuadrat zinxhir të klubit e që në vitin 2003 u largua për të luajtur në kampionatin anglez. Në Premiership, Çesk gjeti hapësirat e nevojshme për t‘u rritur, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të mirë në botë në rolin e tij. Me Fabregas në kontingjent, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të fitonte edhe më shumë kualitet. Ndërkohë, Van Persi shihet si përforcimi ideal për skemën 4-3-3, me të cilën Barcelona e këtij sezoni po dhuron spektakël dhe po thyen rekorde të njëpasnjëshme statistikore. Holandezi 25-vjeçar nuk ka shkëlqyer në sezonet e fundit, edhe për shkak të problemeve të vazhdueshme fizike, por klasi i tij është i padiskutueshëm. Ndoshta klima spanjolle mund ta ndihmojë Van Persin të rigjenerohet: kur është në formë optimale, majtoshi është një prej talenteve më të mirë në qarkullim.
Megjithatë, në gjurmët e "vogëlushëve të tmerrshëm" të udhëhequr nga Venger nuk është vetëm Barça. Në fakt, edhe Interi duket shumë i interesuar për Abu Diabin, mesfushorin e fuqishëm me pasaportë franceze (me origjinë nga Bregu i Fildishtë). Sipas "Daily Telegraph", emri i 22-vjeçarit i është sugjeruar drejtuesve të klubit zikaltër nga Hoze Murinjo. Trajneri luzitan nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për futbollistët afrikanë dhe forcën e tyre të jashtëzakonshme fizike: mjafton të kujtosh blerjen e Muntarit tek Interi, por edhe marrëdhënien e tij me sulmuesin e Çelsit, Didier Drogba. Diabi ka zbarkuar në Londër në vitin 2006, pasi u rrit në ekipet e moshave të Okserit në kampionatin francez. Kontrata e tij me Arsenalin përfundon në vitin 2010, por zikaltërit po kërkojnë me urgjencë të përforcojnë repartin e mesit të fushës dhe mund të tentojnë ta blejnë që prej merkatos së janarit. Nëse nuk do të arrihet marrëveshja për Diabi, zikaltërit do të tentojnë afrimin e Marek Hamsik nga Napoli. Për sllovakun 21-vjeçar është propozuar një superofertë: huazimi i Amantino Mansinit dhe 40 milionë euro në qershor për kartonin e mesfushorit.