Gazi, prapaskenat e konfliktit ruso-ukrainas
Është shndërruar tashmë në
një traditë të fundvitit: afri
mi i akrepave të orës në shifrën
12, të datës 31 dhjetor risjell
kërcënimet e Rusisë ndaj Ukrainës
për mbyllje të rubinetit të gazit që
shkon në Evropë. Ky moment zgjatet
deri në fillim të vitit të ardhshëm
në formën e një krize shoqëruar
me kërcënime e dialogë të dështuar,
por që më në fund zgjidhja del
befas e situata qetësohet. Vetëm një
herë më parë një situatë e tillë ka
qenë e këtyre përmasave të rënda
mes Kievit e Moskës dhe ky moment
është janari i vitit 2006, kur
Rusia vendosi të rrisë çmimin e gazit
në mënyrë drastike në prag të përvjetorit
të Revolucionit të Portokallinjtë,
që vuri në pushtet në
Ukrainë një president pro-perëndimor.
Thuajse e njëjta situatë është
edhe sot, pasi Rusia vendosi t‘ia
ndërpresë transportin e gazit
Ukrainës e si pasojë të fusë në kaos
e frikë edhe vende të tjera të
Evropës Perëndimore, që varen
pjesërisht nga Rusia në furnizimin
me gaz. Argumenti që i çoi rusët të
merrnin një masë të tillë është mospagesa
e Ukrainës për sasitë e
mëparshme të gazit. Por cila është
e vërteta e këtij konflikti, përtej deklaratave
zyrtare? Në fakt bëhet
fjalë për faktorë ekonomikë dhe
politikë në të dyja vendet. Kjo do të
thotë që "lufta" do të vazhdojë edhe
për disa ditë të tjera, ose edhe më
gjatë dhe kjo ndryshe nga sa ndodhi
në vitin 2006, kur të dyja vendet
fqinje gjetën gjuhën e përbashkët
brenda një periudhe treditore
debatesh me njëri-tjetrin. Ky konflikt
ndodhi 6 muaj pas atij në Gjeorgji
dhe shumë analistë mendojnë
se qëndrimi i Moskës ka të bëjë me
një strategji të saj ndaj fqinjëve dhe
vendeve që dikur i kishte në varësi.
Ndërkohë, është vënë sërish në
dyshim edhe besueshmëria dhe
serioziteti i Rusisë në respektimin e
kontratave ndaj vendeve të
Evropës. Vendet e Bashkimit Evropian
importojnë rreth një të
katërtën e gazit nga Rusia dhe 80%
e tij rrugëton përmes gazsjellësit të
Ukrainës. Konflikti i Moskës me
këtë vend vjen ndërsa Rusia po
përpiqet që të rrisë rolin e saj mes
lojtarëve më të rëndësishëm globalë
të naftës e gazit, duke marrë
pjesë rregullisht në takimet e
OPEC-ut dhe duke dhënë ide për
krijimin e grupimeve të tjera të këtij
lloji. Shumë analistë janë të mendimit
se në këtë lojë të Rusisë paratë
nuk janë gjëja më e rëndësishme.
Rusisë i duhet të fitojë luftën e
"marrëdhënieve me publikun" më
shumë se sa luftën për të marrë para
më shumë. Asaj i duhet ndihma e
Bashkimit Evropian për të financuar
projektet e saj në Arktik dhe Siberinë
Lindore, për të shtuar prodhimin
e gazit e naftës. Sipas tyre,
Rusia nuk do të jetë e aftë që ta bëjë
e vetme një gjë të tillë. Asaj i
nevojitet ndihma e BE-së, e cila do
të ketë edhe rolin e investitorit dhe
atë të konsumatorit. Si Rusia, ashtu
edhe Ukraina janë goditur ashpër
nga kriza financiare globale.
Ukraina është një nga vendet e
pakta që i bëri thirrje për ndihmë
Fondit Monetar Ndërkombëtar
dhe mori prej tij në muajin nëntor
një hua prej 16 miliardë dollarësh.
Në këtë krizë monedha vendase
humbi thuajse gjysmën e vlerës,
në muajin shtator ekonomia e vendit
u zhyt në recesion dhe mijëra
vetë përballen me shkurtimin e
vendeve të punës. Për sa i përket
qeverisë, ajo vazhdon të jetë "e
sëmurë" nga grindjet e mosmarrëveshjet
e vazhdueshme mes
Kryeministres Timoshenko dhe
Presidentit të vendit, Jushçenko.
Nga ana tjetër, edhe Rusia është
përballur me shumë vështirësi
dhe rrezikon që nga financat kriza
të rrezikojë edhe ekonominë e
vendit. Tregu vendas ka humbur
tre të katërtat e vlerës së tij që nga
muaji gusht. Prodhimi industrial
është ngadalësuar me 8.7% në
nëntor, që përbën edhe shifrën më
të ulët që nga viti 1998. Rubla,
ndërkohë, ka humbur mbi 15% të
vlerës së saj në një përshkallëzim
të zhvleftësimit. "Gazprom" në
vetvete është zhytur në borxhe
dhe së fundi u përfshi në listën e
kompanive që kanë nevojë për
ndihmën financiare të shtetit për
të dalë nga bataku. Aksionet e kompanisë,
që dikur ishin ndër më
të lartat, ranë ndjeshëm thuajse
76% që nga muaji shtator. Për të
shmangur vëmendjen e popullsisë
ruse nga problemet e
brendshme, Rusia ka mbushur
valët e televizionit shtetëror me
propagandë anti-ukrainase. Të
njëjtin mbulim që ka konflikti me
Ukrainën ka pasur edhe konflikti
me Gjeorgjinë në muajin gusht.
Nga ana e saj, "Gazprom" mundohet
të përfitojë nga mungesa e
stabilitetit të qeverisë ukrainase
për të marrë çmimin më të lartë për
gazin. Sherri i këtij viti nisi kur "Gazprom"
akuzoi "Naftogaz" për mospagesën
e 2 miliardë dollarëve
borxh nga viti 2008, çka do të thoshte
që shpërndarja për vitin 2009 do
të vihej në një pikëpyetje të madhe.
Bisedimet e para nisën më 30
dhjetor dhe kompania mori hua
shtetërore për të larë borxhin ndaj
Moskës. Një ditë më pas, "Gazprom"
deklaroi se transferta ishte
bërë në kompaninë ndërmjetëse,
por paratë nuk kishin mbërritur
ende në llogaritë bankare të kompanisë.
Për më tepër, "Gazprom"
gjobiti Ukrainën me 600 milionë
dollarë shtesë për kamatëvonesën
e pagesës dhe kërcënoi kompaninë
ukrainase se nëse pagesa nuk do të
ishte bërë, atëherë rubineti i gazit
mund të mbyllej dhe se kishte të
dhëna që ukrainasit kishin vjedhur
gaz nga gazsjellësi për të mbuluar
nevojat e tyre. Këto akuza sigurisht
që u hodhën poshtë nga pala
ukrainase. Paniku që përfshiu
Evropën në fillim të 2006-ës ishte
shumë i madh, por këtë herë ajo
duket se është më e përgatitur.
Rënia ekonomike ka bërë që të ulet
ndjeshëm edhe nevoja për naftë e
për gaz dhe si pasojë shumë vende
kanë krijuar rezerva të bollshme me
to. Megjithatë, nëse sherri do të
vazhdojë për disa javë, rezervat do
të marrin fund. Disa vende kanë
furnizim vetëm për 12 ditë, ndërsa
vende të tjera si Franca dhe Gjermania
kanë rezerva gazi për muaj
të tërë. Më 3 janar, "Gazprom" bëri
të ditur se furnizimet për në Evropë
do të vazhdonin të bëheshin, por
përmes rrugësh të tjera, jo përmes
Ukrainës dhe se kompania kishte
tri alternativa shtesë përveç
Ukrainës. Por vendet e Evropës
Lindore kanë nisur ta ndiejnë
shumë krizën. Rumania ka shënuar
30% rënie në rezervat e saj të gazit
në janar dhe anijet transportuese
të gazit drejt Polonisë kanë rënë
me 11%. Për sa i përket "Gazprom"-
it, ai shpreson që të zgjidhë
sherrin me Ukrainën përmes
transportimit të gazit me anë të
mjeteve alternative. Ndërkohë, në
planet e saj të afërme e të mëdha
bën pjesë edhe ndërtimi i një
gazsjellësi që do ta transportonte
lëndën djegëse drejtpërsëdrejti në
Gjermani dhe përmes saj në Ballkan
e Evropën Perëndimore. Kriza
ekonomike ka hedhur një hije dyshimi
ndaj këtyre projekteve, çka do
të thotë se Evropa dhe për një kohë
ende të papërcaktuar do të marrë
gaz përmes Ukrainës e do të mbajë
frymën pezull sa herë që Moska e
Kievi do të kenë zënkën e zakonshme
në fund të çdo viti.
një traditë të fundvitit: afri
mi i akrepave të orës në shifrën
12, të datës 31 dhjetor risjell
kërcënimet e Rusisë ndaj Ukrainës
për mbyllje të rubinetit të gazit që
shkon në Evropë. Ky moment zgjatet
deri në fillim të vitit të ardhshëm
në formën e një krize shoqëruar
me kërcënime e dialogë të dështuar,
por që më në fund zgjidhja del
befas e situata qetësohet. Vetëm një
herë më parë një situatë e tillë ka
qenë e këtyre përmasave të rënda
mes Kievit e Moskës dhe ky moment
është janari i vitit 2006, kur
Rusia vendosi të rrisë çmimin e gazit
në mënyrë drastike në prag të përvjetorit
të Revolucionit të Portokallinjtë,
që vuri në pushtet në
Ukrainë një president pro-perëndimor.
Thuajse e njëjta situatë është
edhe sot, pasi Rusia vendosi t‘ia
ndërpresë transportin e gazit
Ukrainës e si pasojë të fusë në kaos
e frikë edhe vende të tjera të
Evropës Perëndimore, që varen
pjesërisht nga Rusia në furnizimin
me gaz. Argumenti që i çoi rusët të
merrnin një masë të tillë është mospagesa
e Ukrainës për sasitë e
mëparshme të gazit. Por cila është
e vërteta e këtij konflikti, përtej deklaratave
zyrtare? Në fakt bëhet
fjalë për faktorë ekonomikë dhe
politikë në të dyja vendet. Kjo do të
thotë që "lufta" do të vazhdojë edhe
për disa ditë të tjera, ose edhe më
gjatë dhe kjo ndryshe nga sa ndodhi
në vitin 2006, kur të dyja vendet
fqinje gjetën gjuhën e përbashkët
brenda një periudhe treditore
debatesh me njëri-tjetrin. Ky konflikt
ndodhi 6 muaj pas atij në Gjeorgji
dhe shumë analistë mendojnë
se qëndrimi i Moskës ka të bëjë me
një strategji të saj ndaj fqinjëve dhe
vendeve që dikur i kishte në varësi.
Ndërkohë, është vënë sërish në
dyshim edhe besueshmëria dhe
serioziteti i Rusisë në respektimin e
kontratave ndaj vendeve të
Evropës. Vendet e Bashkimit Evropian
importojnë rreth një të
katërtën e gazit nga Rusia dhe 80%
e tij rrugëton përmes gazsjellësit të
Ukrainës. Konflikti i Moskës me
këtë vend vjen ndërsa Rusia po
përpiqet që të rrisë rolin e saj mes
lojtarëve më të rëndësishëm globalë
të naftës e gazit, duke marrë
pjesë rregullisht në takimet e
OPEC-ut dhe duke dhënë ide për
krijimin e grupimeve të tjera të këtij
lloji. Shumë analistë janë të mendimit
se në këtë lojë të Rusisë paratë
nuk janë gjëja më e rëndësishme.
Rusisë i duhet të fitojë luftën e
"marrëdhënieve me publikun" më
shumë se sa luftën për të marrë para
më shumë. Asaj i duhet ndihma e
Bashkimit Evropian për të financuar
projektet e saj në Arktik dhe Siberinë
Lindore, për të shtuar prodhimin
e gazit e naftës. Sipas tyre,
Rusia nuk do të jetë e aftë që ta bëjë
e vetme një gjë të tillë. Asaj i
nevojitet ndihma e BE-së, e cila do
të ketë edhe rolin e investitorit dhe
atë të konsumatorit. Si Rusia, ashtu
edhe Ukraina janë goditur ashpër
nga kriza financiare globale.
Ukraina është një nga vendet e
pakta që i bëri thirrje për ndihmë
Fondit Monetar Ndërkombëtar
dhe mori prej tij në muajin nëntor
një hua prej 16 miliardë dollarësh.
Në këtë krizë monedha vendase
humbi thuajse gjysmën e vlerës,
në muajin shtator ekonomia e vendit
u zhyt në recesion dhe mijëra
vetë përballen me shkurtimin e
vendeve të punës. Për sa i përket
qeverisë, ajo vazhdon të jetë "e
sëmurë" nga grindjet e mosmarrëveshjet
e vazhdueshme mes
Kryeministres Timoshenko dhe
Presidentit të vendit, Jushçenko.
Nga ana tjetër, edhe Rusia është
përballur me shumë vështirësi
dhe rrezikon që nga financat kriza
të rrezikojë edhe ekonominë e
vendit. Tregu vendas ka humbur
tre të katërtat e vlerës së tij që nga
muaji gusht. Prodhimi industrial
është ngadalësuar me 8.7% në
nëntor, që përbën edhe shifrën më
të ulët që nga viti 1998. Rubla,
ndërkohë, ka humbur mbi 15% të
vlerës së saj në një përshkallëzim
të zhvleftësimit. "Gazprom" në
vetvete është zhytur në borxhe
dhe së fundi u përfshi në listën e
kompanive që kanë nevojë për
ndihmën financiare të shtetit për
të dalë nga bataku. Aksionet e kompanisë,
që dikur ishin ndër më
të lartat, ranë ndjeshëm thuajse
76% që nga muaji shtator. Për të
shmangur vëmendjen e popullsisë
ruse nga problemet e
brendshme, Rusia ka mbushur
valët e televizionit shtetëror me
propagandë anti-ukrainase. Të
njëjtin mbulim që ka konflikti me
Ukrainën ka pasur edhe konflikti
me Gjeorgjinë në muajin gusht.
Nga ana e saj, "Gazprom" mundohet
të përfitojë nga mungesa e
stabilitetit të qeverisë ukrainase
për të marrë çmimin më të lartë për
gazin. Sherri i këtij viti nisi kur "Gazprom"
akuzoi "Naftogaz" për mospagesën
e 2 miliardë dollarëve
borxh nga viti 2008, çka do të thoshte
që shpërndarja për vitin 2009 do
të vihej në një pikëpyetje të madhe.
Bisedimet e para nisën më 30
dhjetor dhe kompania mori hua
shtetërore për të larë borxhin ndaj
Moskës. Një ditë më pas, "Gazprom"
deklaroi se transferta ishte
bërë në kompaninë ndërmjetëse,
por paratë nuk kishin mbërritur
ende në llogaritë bankare të kompanisë.
Për më tepër, "Gazprom"
gjobiti Ukrainën me 600 milionë
dollarë shtesë për kamatëvonesën
e pagesës dhe kërcënoi kompaninë
ukrainase se nëse pagesa nuk do të
ishte bërë, atëherë rubineti i gazit
mund të mbyllej dhe se kishte të
dhëna që ukrainasit kishin vjedhur
gaz nga gazsjellësi për të mbuluar
nevojat e tyre. Këto akuza sigurisht
që u hodhën poshtë nga pala
ukrainase. Paniku që përfshiu
Evropën në fillim të 2006-ës ishte
shumë i madh, por këtë herë ajo
duket se është më e përgatitur.
Rënia ekonomike ka bërë që të ulet
ndjeshëm edhe nevoja për naftë e
për gaz dhe si pasojë shumë vende
kanë krijuar rezerva të bollshme me
to. Megjithatë, nëse sherri do të
vazhdojë për disa javë, rezervat do
të marrin fund. Disa vende kanë
furnizim vetëm për 12 ditë, ndërsa
vende të tjera si Franca dhe Gjermania
kanë rezerva gazi për muaj
të tërë. Më 3 janar, "Gazprom" bëri
të ditur se furnizimet për në Evropë
do të vazhdonin të bëheshin, por
përmes rrugësh të tjera, jo përmes
Ukrainës dhe se kompania kishte
tri alternativa shtesë përveç
Ukrainës. Por vendet e Evropës
Lindore kanë nisur ta ndiejnë
shumë krizën. Rumania ka shënuar
30% rënie në rezervat e saj të gazit
në janar dhe anijet transportuese
të gazit drejt Polonisë kanë rënë
me 11%. Për sa i përket "Gazprom"-
it, ai shpreson që të zgjidhë
sherrin me Ukrainën përmes
transportimit të gazit me anë të
mjeteve alternative. Ndërkohë, në
planet e saj të afërme e të mëdha
bën pjesë edhe ndërtimi i një
gazsjellësi që do ta transportonte
lëndën djegëse drejtpërsëdrejti në
Gjermani dhe përmes saj në Ballkan
e Evropën Perëndimore. Kriza
ekonomike ka hedhur një hije dyshimi
ndaj këtyre projekteve, çka do
të thotë se Evropa dhe për një kohë
ende të papërcaktuar do të marrë
gaz përmes Ukrainës e do të mbajë
frymën pezull sa herë që Moska e
Kievi do të kenë zënkën e zakonshme
në fund të çdo viti.