Patrik Suajz: Jeta ime mes ferrit dhe filmit
Për një aktor që rrëmbeu
zemrat e një brezi të tërë
adoleshentësh me pamjen
e tij djaloshare e të shkathët, lufta
me sëmundjen vdekjeprurëse
nuk bënte pjesë në programin e
jetës. Një vit më parë mjekët i
kumtuan se për shkak të kancerit
në pankreas i kishin mbetur disa
muaj, ose sipas rastit, disa vjet
jetë. Pas një lajmi të tillë, ndjesitë
që mund të përjetonte çdonjëri
prej nesh janë lehtësisht të
imagjinueshme. Megjithatë
Patrik vendosi që ta jetonte këtë
sfidë të re në mënyrën e tij, pra të
përvishte mëngët e në vend që të
kalonte ditët në krevat të vazhdonte
me projektet artistike. Sot
ai është gati për të lançuar një
shfaqje të re televizive "The
Beast", të cilës iu kushtua gjithë
muajt që pasuan diagnostikimin
e tij. Që pas marrjes së diagnozës,
Patrik nuk kishte dhënë asnjë intervistë
për median dhe vendosi
që këtë ta bëjë pikërisht në hapje
të shfaqjes. Ai ka folur hapur për
marrëdhënien me një sëmundje
që i "vret" pacientët në 95% të
rasteve brenda një periudhe 5-
vjeçare pas diagnostikimit, duke
premtuar se është i gatshëm ta
vazhdojë luftën për mbijetesë
dhe për t‘u rritur profesionalisht,
deri në momentin e fundit të
jetës. "Jam duke kaluar ferrin dhe
ky është vetëm fillimi, sepse ajo
çka më pret është shumë më e
vështirë, por do të vazhdoj të
luftoj edhe përmes punës. A kam
frikë? Sigurisht, por mbi të gjitha
kam inat dhe pyes Zotin se çdo të
bënte gjithkush në situatën time:
Përse mua?" Në intervistën që ka
dhënë për një kanal televiziv
amerikan, Patrik tregon se vështirësinë
e parë e ndjeu kur po festonte
në natën e fundvitit 2007.
"Sapo rrëkëlleva një gotë shampanjë
u ndjeva befas shumë keq.
Ishte sikur të kisha pirë acid në
vend të pijes alkoolike dhe që
atëherë ndiej se më është hapur
një plagë e madhe së brendshmi.
Më pas pata probleme të njëpasnjëshme
me tretjen e ushqimeve
e me kalimin e kohës nisa të bie
ndjeshëm në peshë. Për një muaj
kisha humbur 10 kile. Sytë më ishin
zverdhur dhe kisha këputje të
herëpashershme. Më në fund
nisa të kërkoja në internet se cilës
sëmundje i përkisnin simptomat
e mia e më në fund u ndërgjegjësova
që nuk bëhej fjalë për diçka
të mirë". Mjekët e diagnostikuan
me kancer në pankreas në shkallën
e katërt, në mesin e janarit
të kaluar, sepse ai ishte përhapur
në mëlçi dhe operacioni nuk ishte
opsioni i mirë në këtë rast dhe e
vetmja gjë që mund t‘i bënte derman
ishte kimioterapia. Kështu ai
iu nënshtrua seancave të gjata e
të dhimbshme, madje edhe eksperimentoi
një mjekim të ri të
quajtur Vatalanib në një spital në
afërsi të San Franciskos. Ai arriti t‘i
hidhte poshtë të gjitha parashikimet
e mjekëve dhe të gazetave
se jeta e tij nuk do të ishte më e
gjatë se disa muaj, pas diagnostikimit.
Patrik është i
ndërgjegjshëm që koha po i mbaron.
"Gruas sime prej 33 vitesh i kam
thënë se kam vendosur që të thyej
një rekord, duke mbetur gjallë deri
sa të gjendet kura e duhur", ka bërë
të ditur Patrik. Në prillin e kaluar,
një muaj pasi doli në shtyp fakti se
ai ishte i sëmurë me kancer, aktori
deklaroi se kishte marrë rolin kryesor
në një serial televiziv me 12
pjesë. Për të gjithë kjo ishte një
lëvizje jashtë çdo parashikimi. Roli
i tij ishte ai i një agjenti të FBI-së,
që mbartte shumë sekrete të errëta
brenda vetes. Ai kaloi 5 muaj
në Çikago për të xhiruar episodet,
duke punuar 12 orë në ditë në
pjesën më të madhe të rasteve në
të ftohtë e në borë e në kushte të
vështira, shpesh natën. Gjatë
kësaj kohe hoqi dorë nga
mjekimet kundër dhimbjes. "Në
atë periudhë të gjithë më kanë
marrë me siguri për të çmendur.
Kur xhiron nuk mund të marrësh
ilaçe kundër kancerit, sepse ato
kanë efekte të menjëhershme
dhe kërkojnë regjim shtrati e ta
çojnë trurin gati në limitet maksimale
të tij". E, megjithatë, gjatë
xhirimeve, Patrik nuk u paraqit në
punë vetëm një ditë. Gjatë kësaj
dite bëri një kurë me proteina.
Lançimi i serialit televiziv është
një nga evenimentet televizive
më të pritshme dhe interesante
të vitit në Shtetet e Bashkuara
dhe për vetë karrierën e Patrik ky
është një eveniment për t‘u
shënuar, që mund t‘ia rrisë edhe
më famën. Kritika flet fjalët më të
mira për rolin dhe vetë Patrik
rrëfen se ka qenë një përvojë e
paharrueshme. Pavarësisht se ka
qenë shumë i suksesshëm në
disa filma, personazhi i "Dirty
Dancing" pati një moment të
dobët në karrierë, që e bëri të konsiderohej
për shumë kohë aktor i
kategorisë së dytë. Me lançimin e
filmit i kanë ardhur dhe kërkesa
për projekte të tjera. "Unë do të
vazhdoj dhe kam shumë plane.
Nuk do ta lë sëmundjen që të më
mundë dhe do të luftoj deri në
fund me armën time më të mirë:
dëshirën për jetë".
zemrat e një brezi të tërë
adoleshentësh me pamjen
e tij djaloshare e të shkathët, lufta
me sëmundjen vdekjeprurëse
nuk bënte pjesë në programin e
jetës. Një vit më parë mjekët i
kumtuan se për shkak të kancerit
në pankreas i kishin mbetur disa
muaj, ose sipas rastit, disa vjet
jetë. Pas një lajmi të tillë, ndjesitë
që mund të përjetonte çdonjëri
prej nesh janë lehtësisht të
imagjinueshme. Megjithatë
Patrik vendosi që ta jetonte këtë
sfidë të re në mënyrën e tij, pra të
përvishte mëngët e në vend që të
kalonte ditët në krevat të vazhdonte
me projektet artistike. Sot
ai është gati për të lançuar një
shfaqje të re televizive "The
Beast", të cilës iu kushtua gjithë
muajt që pasuan diagnostikimin
e tij. Që pas marrjes së diagnozës,
Patrik nuk kishte dhënë asnjë intervistë
për median dhe vendosi
që këtë ta bëjë pikërisht në hapje
të shfaqjes. Ai ka folur hapur për
marrëdhënien me një sëmundje
që i "vret" pacientët në 95% të
rasteve brenda një periudhe 5-
vjeçare pas diagnostikimit, duke
premtuar se është i gatshëm ta
vazhdojë luftën për mbijetesë
dhe për t‘u rritur profesionalisht,
deri në momentin e fundit të
jetës. "Jam duke kaluar ferrin dhe
ky është vetëm fillimi, sepse ajo
çka më pret është shumë më e
vështirë, por do të vazhdoj të
luftoj edhe përmes punës. A kam
frikë? Sigurisht, por mbi të gjitha
kam inat dhe pyes Zotin se çdo të
bënte gjithkush në situatën time:
Përse mua?" Në intervistën që ka
dhënë për një kanal televiziv
amerikan, Patrik tregon se vështirësinë
e parë e ndjeu kur po festonte
në natën e fundvitit 2007.
"Sapo rrëkëlleva një gotë shampanjë
u ndjeva befas shumë keq.
Ishte sikur të kisha pirë acid në
vend të pijes alkoolike dhe që
atëherë ndiej se më është hapur
një plagë e madhe së brendshmi.
Më pas pata probleme të njëpasnjëshme
me tretjen e ushqimeve
e me kalimin e kohës nisa të bie
ndjeshëm në peshë. Për një muaj
kisha humbur 10 kile. Sytë më ishin
zverdhur dhe kisha këputje të
herëpashershme. Më në fund
nisa të kërkoja në internet se cilës
sëmundje i përkisnin simptomat
e mia e më në fund u ndërgjegjësova
që nuk bëhej fjalë për diçka
të mirë". Mjekët e diagnostikuan
me kancer në pankreas në shkallën
e katërt, në mesin e janarit
të kaluar, sepse ai ishte përhapur
në mëlçi dhe operacioni nuk ishte
opsioni i mirë në këtë rast dhe e
vetmja gjë që mund t‘i bënte derman
ishte kimioterapia. Kështu ai
iu nënshtrua seancave të gjata e
të dhimbshme, madje edhe eksperimentoi
një mjekim të ri të
quajtur Vatalanib në një spital në
afërsi të San Franciskos. Ai arriti t‘i
hidhte poshtë të gjitha parashikimet
e mjekëve dhe të gazetave
se jeta e tij nuk do të ishte më e
gjatë se disa muaj, pas diagnostikimit.
Patrik është i
ndërgjegjshëm që koha po i mbaron.
"Gruas sime prej 33 vitesh i kam
thënë se kam vendosur që të thyej
një rekord, duke mbetur gjallë deri
sa të gjendet kura e duhur", ka bërë
të ditur Patrik. Në prillin e kaluar,
një muaj pasi doli në shtyp fakti se
ai ishte i sëmurë me kancer, aktori
deklaroi se kishte marrë rolin kryesor
në një serial televiziv me 12
pjesë. Për të gjithë kjo ishte një
lëvizje jashtë çdo parashikimi. Roli
i tij ishte ai i një agjenti të FBI-së,
që mbartte shumë sekrete të errëta
brenda vetes. Ai kaloi 5 muaj
në Çikago për të xhiruar episodet,
duke punuar 12 orë në ditë në
pjesën më të madhe të rasteve në
të ftohtë e në borë e në kushte të
vështira, shpesh natën. Gjatë
kësaj kohe hoqi dorë nga
mjekimet kundër dhimbjes. "Në
atë periudhë të gjithë më kanë
marrë me siguri për të çmendur.
Kur xhiron nuk mund të marrësh
ilaçe kundër kancerit, sepse ato
kanë efekte të menjëhershme
dhe kërkojnë regjim shtrati e ta
çojnë trurin gati në limitet maksimale
të tij". E, megjithatë, gjatë
xhirimeve, Patrik nuk u paraqit në
punë vetëm një ditë. Gjatë kësaj
dite bëri një kurë me proteina.
Lançimi i serialit televiziv është
një nga evenimentet televizive
më të pritshme dhe interesante
të vitit në Shtetet e Bashkuara
dhe për vetë karrierën e Patrik ky
është një eveniment për t‘u
shënuar, që mund t‘ia rrisë edhe
më famën. Kritika flet fjalët më të
mira për rolin dhe vetë Patrik
rrëfen se ka qenë një përvojë e
paharrueshme. Pavarësisht se ka
qenë shumë i suksesshëm në
disa filma, personazhi i "Dirty
Dancing" pati një moment të
dobët në karrierë, që e bëri të konsiderohej
për shumë kohë aktor i
kategorisë së dytë. Me lançimin e
filmit i kanë ardhur dhe kërkesa
për projekte të tjera. "Unë do të
vazhdoj dhe kam shumë plane.
Nuk do ta lë sëmundjen që të më
mundë dhe do të luftoj deri në
fund me armën time më të mirë:
dëshirën për jetë".