Bilanc lufte, 6 të vdekur dhe 4 të plagosur në një ditë

Krimi brenda familjes goditi sërish sot në Shëngjin të Lezhës, ku shtetasi Aleksandër Ndoi hyri në 06:00 të mëngjesit në shtëpinë e motrës së tij, duke e vrarë atë dhe bashkëshortin e saj italian si dhe duke lënë të plagosur nipin e tij. Kështu humbën jetën Dana Prendi 45 vjeçe, Luigji Denikassa, 50 vjeç teksa mbeti i plagosur Deni Denikassa, 9 vjeç. Autori i krimit, i cili ishte efektiv në burgun e Shën Kollit, u vetëvra me armën e tij të shërbimit.
Rreth orës 10:00 të mëngjesit, disa kilometra në të dalë të Kukësit, tek vendi i quajtur “Rrethrrotullimi” ndodhi një aksident tragjik në të cilin u përfshinë tri makina. Një automjet që po vinte nga Shishtaveci u përplas me dy automjete të tjerë që po udhëtonin drejt Morinit. Bilanci: 52-vjeçari Besnik Parllaku, i cili drejtonte automjetin që vinte nga Shishtaveci humbi jetën në vend, ndërsa Osman Velaj humbi jetën pasdreke megjithë ndërhyrjen e shpejtë të mjekëve; tre të plagosurit e tjerë njoftohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në incidentin e tretë tragjik të ditës së sotme, humbi jetën 27-vjeçari Gjovalin Marvataj. I riu Marvataj është goditur nga kova e ekskavatorit me te cilin punonte në komunën Iballë të rrethit të Pukës, ndërsa së bashku me disa punonjës të tjerë po tentonin të ngarkonin një automjet në një trajler. 27-vjeçari njoftohet se humbi jetën pak minuta para mbërritjes në vendngjarje të një helikopteri të dërguar nga Tirana./Start/
2012-07-14 17:51