E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Mosvotimi i imunitetit, zhgënjim i madh për SHBA-të Rozeta Rapushi

Pas realizimit te reformes zgjedhore, ambasadoret e akredituar ne vendin tone bejne thirrje per miratimin brenda dates se caktuar nga Kuvendi, me 6 gusht te heqjes se imuniteteve per zyrtaret e larte te shtetit. Pa marre ne konsiderate pretendimet e selise roze, e cila nepermjet kreut socialist, Edi Rama, kerkoi kohe me te gjate per te ndryshuar Kushtetuten e vendit per kete nisme ligjore, diplomatet bene dje apel qe heqja e imuniteteve te behet realitet brenda 6 gushtit, ashtu sic u percaktua ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve dite me pare. Ishin pikerisht Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu dhe Ambasadorja Gjermane Carole Muller-Holtkemper, te cilet jo vetem pershendeten dje konsensusin per reformen zgjedhore, por bene thirrje qe brenda afateve te miratohet edhe heqja e imunitetit te zyrtareve. Nje reforme kjo e kerkuar ne menyre te vazhdueshme prej tyre. "Jam vecanerisht i kenaqur qe palet arriten nje marreveshje per reformen e Kodit Zgjedhor sepse ka qene shume e veshtire ngaqe ne thelb ka qene ceshtja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Mendoj qe ceshtja tjeter e rendesishme do te jete votimi per heqjen e imuniteteve. Per kete arsye, presim me kenaqesi 6 gushtin, e cila eshte data kur eshte planifikuar votimi. Me sa di ka disa projekte qe qarkullojne. PD-ja ka pergatitur nje draft, po ashtu edhe LSI. Eshte e qarte qe cilido deshiron te beje dicka per heqjen e imuniteteve", - u shpreh Arvizu nga Gjirokastra. Ne kete menyre, diplomati amerikan mbeshtet axhenden e percaktuar nga Kuvendi per nisjen e shqyrtimit te ketij projektligji dhe miratimin e tij ne Kuvend me 6 gusht. Pa marre parasysh pretendimet e socialisteve, per nje shtyrje ne kohe te diskutimeve. "Ceshtja e imuniteteve abuzohet ketu dhe nese njerezit e kane seriozisht permiresimin e zbatimit te ligjit, atehere duhet te kete nje marreveshje per heqjen e imuniteteve. Presim te miratohet dicka me 6 gusht. Duhet te miratohet dicka. Nese jo, per Shtetet e Bashkuara do te ishte nje zhgenjim shume i madh. Prandaj ka nevoje ta bejne", - shtoi ai. Po keshtu, edhe ambasadorja Holtkemper theksoi nga Dardha tha se eshte i vleresueshem konsensusi per Kodin Zgjedhor, por kujtoi se ka ende rekomandime te Bashkimit Evropian per tu plotesuar. "Duhet te luftoni krimin e organizuar dhe korrupsionin. Nese do te ndodhte heqja e imuniteti, kjo do te ishte arritje e madhe. Te shpresojme qe me 6 gusht te hiqet imuniteti", - nenvizoi Holtkemper. Me kete qendrim te bere publik dje, edhe diplomatja gjermane nuk merr parasysh pretendimet e selise roze qe jo vetem kerkon nje afat me te gjate per shqyrtimin e nismes per ndryshimet ne Kushtetute me qellim heqjen e imuniteteve, por kritikon ne thelb edhe draftin e mazhorances, duke e cilesuar ate si nje nisme me ane te te ciles i behet presion opozites.

Qendrimi i Rames, per nismen e heqjes se imuniteteve

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, menjehere pas dorezimit ne Kuvend te nismes se mazhorances per heqjen e imuniteteve per zyrtaret, u shpreh se PS ka gatishmerine e plote per heqjen apo kufizimin e imunitetin ne respekt te Kushtetutes. Por jo brenda afateve te percaktuara. "Per opoziten nuk ka dileme nese duhet hequr ose kufizuar imuniteti, pa diskutim po. Duhen nderhyrje ne Kushtetute dhe PS nuk do te nderhyje me ngutjen e 4 vjeteve me pare. Heqja e imunitetit kerkon nje proces te hapur transparent dhe gjitheperfshires. Proces qe trajtohet ne respekt te frymes se kushtetutes dhe ne funksion te debatit me te gjere. Ne nuk bejme arnim qorrazi kunder kushtetutes se Shqiperise", - tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›