E Diel, 1 Nëntor 2026

Gustave Klimt, shenjtori i epsheve artistike Nga Albert Vataj

Nder me te virtytshmit, ai ishte me mekatari. Nga ithtaret e "shkeputjes vjeneze", me i pakapshmi. Ngjizi ne jete dhe ne art nje zoterim te ndjenjave dhe pasioneve. Anipse, me vetemohimin e nje martiri, kumtoi seksualitetin si tharmin e magjise ne art, ai nuk do te njemendesohej me vetmine ne rrugen e sherbestarit te ndjenjave te stuhishme. Para, asokohe, ne te pastajmen, tash ne 150-vjetorin e lindjes, e deri ne te sosun, ai s'u step se kumtuari rolin e femres dhe sensualitetin kushtrues, si dimension i gjithekohesise artthenes. Gustav Klimt dallon nga te tjeret, sepse ai i dha krahe muzes se ndjenjave, duke e transformuar femren ne nje limfe. Pa te, ai, thjeshte nuk do te ekzistonte, dhe njiherash, do t'i mungonte krejt brezave mushti i kesaj dehje magjepsjeje.

Kungim dhe kumt

Gustav Klimt lindi me 14 korrik te vitit 1862 ne Baumgarten, ne rrethinat e Vjenes. I ati, emigrant nga Bohemia, deshtoi ne zanatin prej argjendari dhe femijet e tij u rriten ne varferi te skajshme. Familja e Klimt, ashtu si shume te tjera vjeneze te 1860, gulconte nen thundren e nje jete ne buze te gremines se mjerimit. Ata ngjiznin te tashmen e asokohshme ne shtepi te vogla, te erreta, duke ndryshuar shpesh adrese, gjithnje ne kerkim te nje strehe te lire. Kur ishte vetem 14 vjec, Gustav la shkollen, por arriti me pas te regjistrohej ne nje kolegj lokal per art dhe punime artizanale. Ne kolegjin "Bÿrgerschule", aftesite e tij artistike u pikasen. Aplikoi dhe siguroi nje vend ne "Kunstgewerbeschule", Shkollen e Artit dhe Punimeve Artizanale ne Vjene, nje prej dy shkollave publike ne kryeqytet. Ai ishte aq i talentuar, saqe fitonte duke hyre ne komisionet e pikturave ne shkolle. Krijoi nje shoqeri me vellezerit Ernst dhe me nje student tjeter, Franz Matsch. Deri ne vitin 1890, kompania "Klimt-Matsch & Co." fitoi shume me ane te komisioneve per ndertesat e reja qe ngriheshin. Deri ne fund te qendrimit ne "Kunstgewerbeschule", Klimt se bashku me ortaket e tij themeloi edhe nje shoqeri artistesh, "Kÿnstlercompanie". Kur u largua nga shkolla ne vitin 1883, Klimt dhe Matsch nisen te punonin me kohe te plote per te pikturuar me porosi. Klimt deshironte te konsiderohej si nje piktor i dekoracioneve arkitekturore, nje reputacion qe vihej ne dukej nga natyra e komisioneve te hershme ne karrieren e tij, ku perfshihen punimet ne kisha, muzeume dhe teater. Disa seri pikturash si "Alegorite" dhe "Emblemat" u prodhuan me kerkesen e nje pronari. Pas ketij suksesi iu be oferta per nje tjeter seri qe u realizua ne vitet 1896-1900, ku perfshihet edhe "Tragjedia". Ne kete pikture, dolen ne pah elemente qe do ta karakterizonin artistin ne veprat e mevonshme: zona te perqendruara ne detaje, ngjyrat e arta, forma ndjellese e femres, simbolizmi klasik dhe hapesira abstrakte. Ne vitin 1897, ai ishte figura kryesore ne themelet e shkeputjes vjeneze, dhe pas pak vitesh ai kishte bere perfaqesuesi me i mire i stilit modern. Ne vitet e mevonshme, ai tregoi nje vleresim te avangardes, tendencave te ekspresionizmit. Talenti i jashtezakonshem i siguroi suksesin e punes qe permbante materiale te ndryshme shprehese ne nje perberje, duke kujtuar traditat gotike dhe bizantine, ndersa gjithashtu duke parashikuar artin multimedial te shekullit te 20-te.

Keqyrja e nje peneli

Nje ngasje qe te perfshihet stuhishem ne nje gjendje, gjithnje te mbarsura me pasion dhe pjesemarrje te vetvetishme. Ne ate shtjelle shamatuese ndjenjash dhe afshesh, nenshtrimi dhe dominimi seksual. Ky eshte sinopsi i gjithe cfare mbertheu ne sembim krijues, Gustav Klimt. Ai eshte ne te gjithmonshmen e pranise artistike, vetem brenda kesaj vorbulle, ketij shugurimi te eperm, te domosdose se njeriut per te guxuar dhe per te deshmuar, se ne jeten e tij, seksi dhe femrat, jane percaktues. Arti dhe familja gjithashtu, ishin dhe mbeten deri ne fund per mjeshtrin e madh, nje domethenie botekuptimi dhe shembellimi sublim. Marredheniet poligame, 14 femijet me bashkeshorten, nje yshtje kjo ne shume prej kryeveprave qe la pas, jane deshmitare te asaj qe percaktojne vecorine dalluese te ketij kolosi te brendise se emetuar ne pikture.

Dorezane i te bukures "vrasese"

Ne galerine e pamase te piktorit, eshte e kudogjendur ajo qe do ta bente kete penel, nje admirim i gjithmonshem, nje kurth ku shkrehet cdo endje, joshja. Befas ai e le veten dorezane i ngazellimit te seksit, i femres dhe sensualitetit ne teresi, i asaj bukurie "vrasese" qe u be njiherash dhe ngjizja e embrionit te gjeniu. Koloriti i zgjedhur, teknika e perdorur, permasat dhe kumti i ligjerimit, ofrojne bashke me personazhin femer, universin e koduar te marredhenieve. Fillimisht te vete Klimt, e ne vijimesi te femres me realitetin seksual, me filozofine e funksionimit te marredhenieve me meshkujt. Ai pergjon brenda vetes, si te mjaftueshme rremetin e pervojave, duke i vendosur ato kudo, si subjekt, ngjyre, linje, dritehije a sfond. Grate e jetes se tij u perfshine ne subjekt dhe impresion, mesazh dhe dekodim, ne sfond e ne kend, ne ngjyre e ne forme. Klimt vetem sa konstatoi dhe nuk nguron te na e rrefeje, ate qe ishim, jemi dhe do te mbetemi te njemendte. Femren, dhe gjithcka qe ajo eshte e destinuar te ofroje e transformoi ne nje nocione soditese. E gjitha kjo, qe magjia te mos mbetet nje trill, nje vegim, por nje realitet. Ai e gostit ate para nesh te gatshme te ofrohet dhe secili nder ne te jepet.

Simbolizmi si garderobe

Ne pikturen e Klimt, veshjet nuk mbulojne, ato perdoren qellimisht per te zbuluar, per te dramatizuar situaten, per te kallur misterin e joshjes. Dhe kete e ben duke e nderfutur lakuriqesine nen poren delikate te qemtesave simboliste. Kulturave te ndryshme, Klimt u merr elementet, si bima tokes, per t'i derdhur jo dhe aq shkujdesur mbi tablo si stoli, si ojna, si ornamente. Stolite qe i nderen perqark atij kurmi, jane pjese nga armatura e kahershme e mashkullit te destinuar, e partnerit, te cilit nuk i mjafton vetem prania. Etja prehistorike, qe e djeg perbrenda, qe e ysht ngutas, kerkon gjuhe te shprehet, simbolike te komunikoje, te deshmoje tash, ate qe u tha dhe mbase nuk e degjuan prej Egjiptit deri ne Bizant. Tash kur mbetemi sodites, muzat e Klimtit i kane hequr bashke me petkat dhe medyshjet, dhe po presin. Kete pritje e lexon sekush ne syte qe shohin permbytas. Mrekullia grua eshte e aty, e gatshme per t'iu dhene cdo soditjeje.

Nderdyshja njerezore

Ndersa kureshtia dhe ama e adhurimit shkulmon prej drites dhe zbrazesise, abstraksionit dhe formave te tendosura ne simbolizem, ndjehet nje frymemarrje qe shterzen, nje gulc qe copezohet e merr forme te avullt qe rrethon subjektin. Kjo duket se ka lidhje me nje ankth te brendshem te artistit. Frika nga rreziku i terheqjes seksuale, nga ana shkaterrimtare e nje femre dhe mbi te gjitha, vuajtjen ne sensin frojdian. Gjithepoaq, Klimt s'ndalet. Gjithnje e bukura ka dicka tjeterqysh pa thene, epshi te tjera shkulme premton, yje pafund qe i ndrijne vagullt, ne naten qe i varet mbi, si nje mantel. Me vullnesen per te deshmuar, si sherbestar i zellshem i ndjenjave dhe te bukures, nuk e shohim te struket pas skutave te erreta e kurtheve qe i ngre pasioni. Zeshem ai ligjeron dhe kete e ben bujarisht me ngjyrat qe e shperfaqin kjartazi para kureshtise sone.

Gjithnje brenda vetes

Vetvetja i duket e mjaftueshme, dhe ashtu e lexojme ne punet e tij, ne marredhenie me femrat, pasionin, seksualitetin, epshin dhe ndjesine e dominimit prej ketij dimensionin ekzistencial. Klimt, me gjase, s'kishte shume me shume se te tjeret per te thene per seksin, per marredheniet me femrat, per magjine qe kumton pasioni i shkulmeve uturitese te gjakut dhe kurmit. Ai "guxoi" qe tabute t'i kthente ne shprehje estetike, ne marredhenie artistike, nje dimension te ri komunikimi per botekuptimin e atehershem e te mepasshem. Dalldia seksuale duket se pasi ka mbushur deri ne buze pasionet babezitese te tij, pjesa qe derdhet eshte jo me pak zjarrvenese, ndjellese, ngasese, perjetuese, se krejt ajo mase qe mbush e cmbush pa pushim ate. Duke e metuar kohes gjene qe kishte me te shtrenjte, dhe duke e bere kete si kurrkush tjeter derimetash, jo vetem guxoi dhe e pesoi, por ngulmoi dhe mberriti. Po, pernjemend mberriti ne ate piedestal qe as ai vete nuk e bluante ne hamendjen e qasjeve per lavdi, qe kaq te qellimshme mbarteshin asokohe.

Dimensioni i artit "Klimt"

Gustav Klimt ishte nje personazh i rafinuar dhe enigmatik, tekanjoz dhe ngulmues. Dukshem pikasim ne punet e tij penelin e ndjeshem te peizazheve, qemtimin e holle dhe sensuale te metimit dhe kumtit artthenes. Ne ciklet murale, ai deshmon nje kombinim te patedyte i abstraktes dhe iluzionit dhe nje aprovim i harmonishem i elementeve te subjektit promovues brenda dimensionit artistik dhe estetik dhe ornamenteve. Ne kete qasje te pazakonte te kohes dhe mendesive, me te cilat u desh te perballej, ai e gjen veten, ndersa ngjitet ngultas per nga kreshta e madheshtise, si veper dhe si pervoje e nje fund dhe fillim shekulli. Portretizimi i mjeshtrit eshte gjykuar te jete i paperpunuar, i pameshirshem, dhe erotik. Kjo ishte ceshtja e tij. Subjektet e korpusit artistik, burrat lakuriq, te moshuarit, dhe gra te kapluara nga disponimi seksual, te gjithe jane te shtjelluara me nje ngarkese emocionale me densitet te larte. Ai u perkushtua zellshem ne ndertimin e imazheve me tipare te dukshme bizantine, ku dominon njeheresh dhe abstraksioni simbolist. Etja ne te kallur, u shoqerua prej nje periudhe ku verejme se punet e Klimt do te jene te shprehura nepermjet kompozimit piramidal. Tashme ata jane te permbytur me kthesa dhe spiralet, me vorbullat mistike dhe forma te ndryshme te ndritshme. Nje bote e krijuar rishtazi duket rreth figurave qendrore. Josh shikuesin drejt thellesite e pandergjegjshme dhe labirintet e mendjes.

Gjithekohesi perjetuese

Edhe sot ne 150-vjetorin e lindjes, loja me ngjyrat, ngulmi dashtazi ne lakuriqesine fizike dhe shugurimi i rremetit te ndjesive, te gllaberojne. Nje ame magjepsjeje qe cliron si energji prej se brendshmi te deperton si nje energji dritimi. Sot, edhe sot, jane perjetuese, ngjethese, joshese, tunduese, mekatare, si atehere punet e mjeshtrit. Druhesh te ndalesh para tyre, si para nje bukurie ngasese, sepse jo gjithnje je gati te jepesh. Detajet e kumtit dhe metimeve shprehen ne nje shumesi punesh nepermjet lakuriqesise qe zoteron nje pushtet shprehie provokuese. Sfida e tij erotike eshte edhe per te jo me pak telendisese. Nuk i shmanget perleshjes dhemb per dhemb me kohen. Terreni, megjithese nuk ia kurseu levdatat dhe trofete, nuk u njemendesua me kungimin e tij sentimental, etik dhe estetik, nepermjet erosit. Forca gllaberuese e femres ne pikturen e Klimt, e ka te percaktuar qarte pozitat e saj, ate te dominimit, dhe e nis ta beje kete duke sfiduar qe nga tabloja.

Nga tabloja ne tablo

Klimt eshte i paparashikueshem, te "Judith ose Salome" ai e gozhdon publikun para nje "orgazme vrasese" ne pranine e nje joshje fatale, ne vend te portretit te nje gruaje te virtytshme. Te "Frizen Beethoven", nje shperthim estetik i jashtezakonshem i Klimt e perjetojme edhe sot. Parajsa mbetet nje nga motivet me te rendesishme qe shperfaqet nen dominimin e nje te arte diellore. Seksualiteti, deshmimi, pjesemarrja e vendosin shumesine e pranise ne nje sfond qe nuk resht se vershuari edhe sot. Per t'u hedhur te "The Kiss", e cila eshte nga emblemat e Gustav Klimt. Nje dashuri ne ekstaze, te ciles i hidhet mbi lakuriqesi te epshme nje mantel i florinjte, stolisur me nje gjuhe simbolike, thellesisht erotike. Thua se ka rremuar te gjitha kulturat dhe ka nxjerre se andejmi metimet abstrakte te simbolizmit qe kumtojne pasionin e zanafilles, elementin baze te krijimit, seksin. Trupat i perthyen ne densitetin e perqafimit. I mberthen me gishterinj te stergjate e kurmet qe i zgjat joshja. Burri ne ngulmin per te dominuar, e ka vene perfund objektin e joshjes se tij te eperme. Femra eshte perthyer ne gjunje, duke ngasur afrine dhe gatishmerine per t'u dhene. Shkrehja e saj lexohet ne portretin qe eshte fikur ne zjarrin e brendise, ku ajo po tretet. Ne ngulme qe nuk ndalen nga puna ne pune, Gustav Klimtin, dallon prej tjeterkujt, teksa bashkon disa figura, te cilat i trajton po aq shkujdesshem ne telajon e bollshme sa dhe simbolet. Ai i vendos personazhet ne hapesira qe zbrazesine e lemojne me nje ngulm te rrafshet si jehone e erret dhe boshe.

Zanafilla dhe amshimi i kumtit

Bota Klimt eshte e mbushur me polen dhe pistil, embrione dhe spazma, ereksion, sperme e ofshame, te gjitha keto te veshura me natyrshmerine e vete ngulmit artistik te piktorit, me lakuriqesine dhe paturpesine e deshmimit. Ne hapat fillimor veprat e tij u rroke nga pasioni i nje deshire per t'u promovuar, u stolisen me ceremoniale entuziazmi dhe priten me adhurim fisnik, duke u bere keshtu nje imazh vjenez, nje joshje e kureshtise se zonjave te asokohshme. Ky trokth e perkundi deri kur ai pa tek erotizmi hapat vendimtare te ngjizjes se puneve te tij ne piedestalin e kryeveprave. Ishte koha kur mendesite dekadente dhe hipokrizia viktoriane skermitnin dhembet. Synimi drejt kreut ia mbushen rrugen me gropa te thella dhe vramendje te medha. Mitin e tij ne embrion e sulmojne skandalet periodike, si ne rastin e pikturave te tij ne Universitet, i cili me ne fund duhej t'i hiqte. Edhe pse Perandori Franz Josef I, e kishte nderuar Gustav Klimt me "Urdhrin e Arte e Merites". Klimt vendos te rebelohet, te deshmoje vetveten: "Mjaft prej censures ... Une dua te largohem ... une refuzoj cdo forme te perkrahjes nga shteti, une do te bej pa te..."

Femra dominuese

Ne traditat te ndryshme, boshti vertikal eshte relativisht mashkullore (yang) ne krahasim me boshtin horizontal femerore (yin). Ketu, Klimt ndryshoi simboliken tradicionale dhe pershkruar qartazi dhe ngulazi nga njera pune ne tjetren, ne te shumtat pothuajse, ndikimin zoterues dhe dominues te gruas ndaj burrit. Kjo epersi e gruas, ishte jo vetem nje nga temat e medha te fundshekullit, por dhe kuraje kaloresiake e ketij bohemi artistik. Klimt, sic dhe meton ne nje perifraze te tij se "I gjithe arti eshte erotik", ne vepren qe la, deshifrojme huazimin e marredhenieve mashkull-femer nga gjuha simbolike e endrrave. Nje hapesire e zbrazet e ndjek. Nje zbrazesi e frikshme, e mbushur me makth dhe panik, me aludimin e deshtimit dhe ndarjes. Femra qe ka marre ne dore freret e zoterimit te brendise se mashkullit e ngjeth piktorin, e ve ne dyshim potencen e tij seksuale, gjithnje shikon pas ne pamundesite dhe zgafellet qe ka mbjellur deri aty. Kjo eshte nje enderr. Mbase, por zbrazesite ku ai hedh yjet e tij te shndritshem te dominimit dhe te skllaverise se vullnetshme, kumtojne ate ndjesi te cmbushur qe ndjell. Nga ana tjeter kjo hapesire e vrenjtur, pakahere me kolorit te celur e mbush me drite dhe ndjesi kumtin. Megjithese Klimt eshte perpjekur t'i mbushe kete goje te stermedha gllaberimi, me simbole dhe zbukurime, ata shpesh i ngjajne afreskeve te gozhduar ne nje mur manastiri ku s'ka rene drite kurre dhe ky myshku dhe erresira e mbajne ate si nje shkelqim qe nderet mbi supet e nates.

Klimt per vete dhe jo vetem

Klimt njihej nga te gjithe si nje njeri fjalepake, por nje prej deklaratave te tij eshte nje dritare e rralle per perceptimin e brendshem te artistit. "Une mund te pikturoj dhe te vizatoj. I besoj vetes dhe te tjeret thone se e besojne kete. Por, nuk jam i sigurt, nese kjo eshte plotesisht e vertete. Vetem dy gjera jane te sigurta: Nuk kam pikturuar kurre veten. Nuk jam i interesuar te vetmja ime aq shume sa jam i interesuar te te tjeret, vecanerisht femrat. Jam i bindur se nuk jam dhe aq interesant si njeri. Nuk kam asgje te vecante, jam nje piktor qe pikturon cdo dite, nga mengjesi deri ne mbremje. Pikturoj figura dhe peizazhe, me pak portrete. Nuk kam dhuntine e te shkruarit apo te shprehurit, vecanerisht nese me duhet te flas per veten ose per punen time. Edhe kur kam per te shkruar nje leter te thjeshte me kap frika dhe ankthi si te me kishte zene deti. Per kete arsye njerezit duhet te bejne edhe pa nje autoportret artistik apo letrar e nuk duhet t'u vije keq per kete. Ai qe do te dije me shume per mua si artist duhet vetem te shohe pikturat e mia, te perpiqet te kuptoje brenda tyre se kush jam dhe se cfare dua te bej une. Ne kete pune e kaluara jeton tani".

Ekspozohet ne Vjene koleksioni i Gustav Klimtit

Ne 150-vjetorin e lindjes, piktori i gjendjeve dhe impresioneve te derdhura ne art, Gustav Klimt, i ofrohet nje perkujtim vjenez, perplot shkelqim dhe madheshti. Viti 2012, ishte per austriaket, vjenezet ne vecanti dhe gjithe mbamendjen dhe shijet e holla e plot sharm, viti i Klimt. Muzeu i Vjenes, Austri, me rastin e ditelindjes se 150 te Gustav Klimt, duke filluar nga data 16 maj e deri me 16 shtator, do te prezantoje ekspozite me titull "Klimt, Koleksioni i muzeut te Vjenes". Muzeu, i cili ndodhet ne kryeqytetin austriak, jo vetem se posedon koleksionin me te madh te Gustav Klimtit ne bote, por njeheresh eshte pronar i veprave te artit, me te llojllojshme te tij. Aty perfshihen te gjitha periudhat e krijimtarise, duke filluar nga koha e studimeve dhe hapave te tij te pare ne vitet e largeta 1880 e deri ne vitin 1918 qe ishte nje vit para se ai te nderronte jete. Midis pikturave, te cilat do te ekspozohen gjate asaj periudhe kohore jane edhe pikturat "Pallas Athene" dhe portreti i bashkeshortes, Emilia Fleg. Ne kete koleksion, para se gjithash, ndodhen rreth 400 vizatime, por edhe pllakatin skandaloz te pacensuruar per ekspoziten e pare ne Secesi, mantelin, te cilin e mbante gjate pikturimit vete Klimt, material me te shtypur me vlere, maska te ndryshme, si dhe vizatimin e Egon Shilei. Kesaj radhe nuk do te zgjidhen se cfare do te ekspozohet e cfare jo, pra nuk eshte bere ndonje perzgjedhje se cilat nga pikturat do te ekspozohen e cilat jo, por kesaj radhe do te ekspozohet "Klimti si teresi". Ekspozita ne video-intervistat shpesh behet provokuese kur kemi te bejme me ato qe do te kishte bere sot Klimti, si dhe mes tjerash shtrohet pyetja se ku eshte kufiri midis qytetit te suksesshem te "Vjena ne vitet" dhe dozen e tepruar te Gustav Klimtit. Pos kesaj, gjate kesaj ekspozite do te mund te shihen edhe produktet komerciale qe nderlidhen me Klimtin, te cilat viteve te kaluara ishin blere si koleksion. Ekspozita eshte plotesuar edhe me pllakatet nga bibliotekat e Vjenes, te cilat tregojne paraqitjen e Klimtit ne shekullin e kaluar. Kjo ekspozite eshte mjaft interesante dhe, sipas artisteve, eshte nje ekspozite shume origjinale. Vete periudha e gjate kohore e shfaqjes se ekspozites deshmoi se sa shume vizitore moren pjese ne muzeun e Vjenes dhe sa shume njerezit jane te interesuar per veprat e Gustav Klimt.

Epilog

Klimt e paraqiste historine si nje pjese te vetes dhe veten si pjese te Vjenes, mendesise dhe kurajes, qe u be shkas te mbaje ate lart, ne piedestal. Ai punoi dhe jetoi vrullshem. Si ne art ashtu edhe ne shpirt, ndezi stuhi pasioni dhe u formesua si ndricim nga shndritja e perjetimit. Per te grate ishin shumecka, si ne shtrat ashtu edhe ne telajo. Ofshamat i hodhi ne pikture me te njejtin densitet sa dhe netet vjeneze seksualitetin. Jetoi ne cdo moment si i dalldisur nga pasioni per te bukuren. Krisjet ne shpirt nuk ia kurseu as krijimtaria dhe as kenaqesia. Ai eshte vetem ai qe ne e kundrojme ne pikturat e tij, si atehere edhe sot ne 150-vjetorin e lindjes. Gustav Klimt, nisi, vazhdoi dhe sosi se shtruari deri ne perjetesi udhen e tij te madheshtise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›