Publikohet Formulari A2, si duhet te plotesohet Sonila Isaku
Ministria e Arsimit publikon formularin A2. Kete vit ky formular permban 303 dege, te cilet te rinjte mund t'i zgjedhin per te nisur studimet e larta. MASH ka shpjeguar edhe te gjithe hapat qe duhet te ndiqen per ta plotesuar ate pa gabime, nderkohe qe ai do te jete ne duart e maturanteve per tu plotesuar me date 23 korrik, ndersa do te perfundoje me 5 gusht, rreth 15 dite ne dispozicion per t'u menduar dhe per te perzgjedhur deget bazuar ne parimin merite-preference. Se bashku me formularin A2 eshte publikuar edhe formulari i pasaktesive per ata qe u kane dale te dhenat gabim ne provimet e matures. Sivjet, sivjet, ndryshe nga pervojat e meparshme te sistemit te matures, plotesimi i Formularit A2 do te behet online. E megjithate, drejtues te AKP-se nuk perjashtojne edhe mundesine e plotesimit te printuar. Por kjo, vetem ne ato raste kur do te konstatohen ngerce ne rrjet, duke qene se kjo eshte praktike krejtesisht e re per sistemin tone arsimor. Nderkohe, sqarohet se per te realizuar plotesimin online, AKP-ja ka udhezuar drejtorite e shkollave te mesme qe te vendosin ne dispozicion nje laborator te posacem, me internet, qe do te perdoret per aplikimin online te Formularit A2. "Ky laborator duhet te jete me te gjithe kompjuteret ne gjendje pune, si dhe te lidhur me internet", ka kerkuar Agjencia Kombetare e Provimeve. Nga ana tjeter, institucioni qe do te merret me procesin e Matures Shteterore ka kerkuar qe ne laborator te kete nje printer te konfiguruar si printer rrjeti te furnizuar me boje e leter te mjaftueshme te formatit zyrtar A4. Duke iu referuar projektit te AKP-se, mesohet se gjate plotesimit te formularit online ne laboratore do te qendrojne edhe mesuesit, administratoret e matures se ketij viti, te cilet do te ndjekin plotesimin e tij, njekohesisht do te udhezojne nxenesit per te mos bere gabime.
Persa i perket plotesimit te formularit keshillohet qe ai fillimisht te fotokopjohet ose te printohet per tu praktikuar. Maturanti nuk do te zgjedhe me shume se 10 programe studimi, te renditura sipas preferencave tuaja. Ne renditjen nga 1 ne 10 do te vendosni kodet qe perfaqesojne programet e studimit. "Veme ne dukje se plotesimi i te gjitha preferencave nuk eshte i domosdoshem (pra maturanti, nese deshiron, mund te plotesoje me pak se 10 preferenca). Ne kuadratin prane dhe majtas programit te studimit, do te vendosni numrin e preferences. Kodi i programit te studimit i shenuar te tabela e preferencave, duhet te jete i njejte me ate ku eshte shenuar numri i preferences perkatese. P.sh. nese ne preferencen 1 eshte shenuar programi i studimit 015, atehere ne kuadratin prane programit te studimit 015 duhet te shenohet numri 1" thuhet ne udhezim. Por ne rast se gabohet ne keto plotesime, si e vlefshme do te merret kodi i programit te studimit qe eshte shenuar te tabela e preferencave (djathtas lart). Maturanti do te shpallet fitues vetem ne nje nga programet e studimit te zgjedhur sipas parimit Merite - Preference.
Pranimi sipas parimit Merite- Preference
Parimi i merites percaktohet sipas pikeve te grumbulluara ne baze te rezultateve
te shkolles se mesme, te provimeve te Matures Shteterore dhe per programe studimi te caktuara edhe ne baze te rezultateve te konkurseve te pranimit; Parimi i preferences percaktohet nga vullneti i kandidateve, i shprehur nepermjet preferences me te larte te zgjedhur prej tyre. Pra maturanti kandidat mund te arrije nivelin e fituesit ne disa programe studimi te perzgjedhura prej tij, por ai shpallet fitues ne preferencen me te larte te ketij grupi. Kujdes ne perzgjedhjen e preferencave por edhe te renditjes se tyre. Gjate perzgjedhjes se preferencave shihni me kujdes shenimet ne kllapa te cilat tregojne filialin e universitetit ose kohezgjatjen e studimeve. Fituesit ne nje program studimi te zgjedhur prej tyre, percaktohen ne baze te parimit merite preference brenda numrit te parashikuar te vendeve per ate program studimi (kuotave), te cilat percaktohen me Vendim te Keshillit te Ministrave.
Maturantet ne duar edhe formularin e pasaktesive
Se bashku me formularin A2 maturantet do te kene ne dore edhe formularin e pasaktesive. Ky formular eshte pergatitur per te evidentuar ndryshimet qe duhen bere per nje maturant, ne rast se ai konstaton se te dhenat e tij nuk jane hedhur te sakta. Formulari eshte shume i thjeshte per t'u plotesuar. Ne pjesen e pare kandidati do te kete te detyrueshme te plotesoje te dhenat per rrethin, bashkine/komunen, shkollen dhe ID-ne e tij. Ne cdo kuti do te shkruaje vetem nje shkronje ose nje numer. Shkronjat duhet te jene kapitale dhe numri me shifra arabe. Keto te dhena jane te domosdoshme per identifikimin e maturantit, i cili konstaton pasaktesi ne te dhenat e tij. Ne pjesen e dyte, ne seksionin "Si ishte", kandidati ka te detyrueshem te plotesoje te gjitha te dhenat si: Emri, atesia, mbiemri, datelindja, nota mesatare, ashtu sikurse edhe vepron ne Formularin A2. Ne seksionin "Si behet", do te plotesohen vetem ato te dhena ku kerkohet ndryshimi: P.sh. nese kerkohet ndryshim tek emri, te rreshti emri shkruhet si duhet emri i sakte. Mund te ndodhe te kerkohen dy ose me shume ndryshime: p.sh. edhe datelindja, edhe nota mesatare. Pasi kerkesa per ndryshimet te jete plotesuar me kujdes, maturanti shkruan emrin, mbiemrin dhe firmos ne vendin perkates. Te gjitha ndryshimet qe maturantet do te kerkojne, duhet medoemos te konfirmohen nga mesuesi kujdestar, drejtori i shkolles, si dhe nga drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale ose Zonale Arsimore, sipas rastit konkret.