Parlamenti grek aprovoi paketen e masave me te rrepta deri me sot

Pas nje debati te stuhishem dhe ne perfundim te cunamit dyditor te manifestimeve te papara parlamenti grek aprovoi mbreme paketen e masave me te rrepta deri me sot qe i hap rrugen Greqise per kestin e 6-te t ndihmes prej 8 miliarde eurosh por edhe per nje zgjidhje me te qendrueshme te borxhit te saj ne samitin evropian te se dieles. Projektligji ne teresi u votua nga 154 deputetet e pozites kurse neni kritik 137 per kontratat e punes nga 153. Kunder tij vec 144 deputeteve te opozites votoi dhe ish ministrja e Punes Lluka Kaceli e cila me vendim te kryeministrit u perjashtua nga grupi parlamentar. Pas vendimeve qe shpresoj se do te merren edhe per ne por edhe per eurozonen duhet patjeter te ndermerren nisma politike. Ka vajtur tek smban me deklaroi Vaso Papandreu nga kuadrot historike te socialisteve qe pranoi te votoje pro pas takimit me kryeministrin.
Bildunterschrift Perleshje mes protestuesve dhe policise
Vdekja e nje demostruesi ne spital e rendoi dhe me teper atmosferen e elektrizuar nga incidentet dhe shkaterrimet e medha ne sheshin para parlamentit dhe rrugeve perreth nga sulmi i te rinjve me maska me bomba molotov lloze dhe copa mermeri kunder demostruesve te Partise Komuniste. Pati perleshje trup me trup dhe u lenduan 70 vete. Sheshi u mbyt nga lendet kimike te policise qe beri dhe 23 ndalime dhe gjashte arrestime.
Autor Niko Anagnosti
Redaktoi Angjelina Verbica