Bilanc lufte në Elbasan, 4 viktima nga aksidentet

Aksidenti i parë ndodhi orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ku humbën jetën tre të rinj. Policia bëri me dijet se viktimat janë Leonard Xhaferri, 25-vjeç, Spartak Bakalli, 26-vjeç dhe Taulant Haxhija 26-vjeç. Dy prej viktimave ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa i treti vdiq në spital.
Ndërkohë, tre të plagosurit janë shtetasi Robert Karaj, 24-vjeç, Serjan Tafani, 28-vjeç si dhe Indrit Kasa, 19-vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas ndihmës së parë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit ata u transportuan me urgjencë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Të rinjtë udhëtonin me një automjet tip Mini Cooper, teksa janë përplasur fort me një shtyllë.
Forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes ku nisën hetimet për të zbardhur rrethanat. Ndërkaq, më herët një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një kalimtareje ndodhi në Vidhas në aksin Elbasan Peqin, pasi ajo u përplas për vdekje në asfalt nga një automjet i tonazhit të rëndë. Viktima është shtetasja Ike Zhakoji, e cila është përplasur nga një trajler teksa po kalonte rrugën. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /S.Ll/Start/
2012-06-19 08:18