E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PS: Sistem dixhital per arsimin

"Risite teknologjike duhet te perfshihen dhe ne fushen e arsimit dhe te shendetesie". Kjo eshte deklarata qe ka bere dje kreu i PS-se, Edi Rama, ne tryezen e programit te selise roze per teknologjite dhe inovacionin. Sipas tij, perdorimi i teknologjise eshte shume i kufizuar ne vend dhe ka krijuar barriera. Rama u shpreh se me ardhjen e socialisteve ne pushtet do te shemben keto barriera. "Gjithashtu, inovacioni perdoret per te shembur edhe barrierat. Keto barrierat i diferencojne shqiptaret edhe ne drejtimin e kujdesit shendetesor dhe te nivelit te arsimimit. Kjo eshte nje ceshtje qe politika duhet te adresoje, sepse koha iken me shpejtesi. Ne programin tone, ne jemi shprehur se qeverisja jone do te modernizohet dhe qeverisja do te synoje standarde me BE", - u shpreh Rama. Kreu i PS-se ka folur me afate per sa i perket shtrirjes se dixhitalizimit dhe teknologjise. "Ne synojme qe brenda nje mandati qeverises te bejme nje sistem te plote dixhital per arsimin. Programi jone kuron gjendjen dhe do t'i jape mundesi per kurim shendetesor shqiptareve, por do te ule edhe kostot shume te larta qe ne radhe te pare jane kosto te korrupsionit", - u shpreh kreu i selise roze. Ne fjalen e tij, Rama vuri ne duke dhe ato qe i cilesoi probleme ne dixhitalizimin e regjistrit te tokes dhe te pronave. "Para disa viteve u krye nje regjistrim ortografik i Shqiperise dhe sot shohim mosperputhje ne shume fusha dhe nisma te tjera, pasi nuk kemi nje inventar te te gjitha ketyre sistemeve mbi pronesine, territorin dhe pasurite e vendit", - u shpreh Rama.

Ai u ndal dhe tek fusha e sherbimit shendetesor dhe tha se programi per kujdesin ndaj shendetit eshte "nje program i cili me patjeter kerkon dimensionin e inovacionit dhe te teknologjive te reja per t'u misheruar, si nje program i cili jo vetem do t'u jape mundesi per sherbim publik shendetesor te gjithe qytetareve, pavaresisht, nese jane ose jo te siguruar per shkak se jane ose nuk jane te punesuar". Por, nga ana tjeter, - tha z.Rama, - duhet te ule me patjeter dhe kostot shume te larta qe ne radhe te pare jane kostot e korrupsionit dhe te shperdorimit e te abuzimit te perditshem ne sistemin e sotem shendetesor.

Kreu socialist siguroi se dosja elektronike shendetesore e cdo qytetari eshte pjese e ketij synimi dhe eshte nje element themelor per te realizuar ngritjen e Sherbimit Kombetar Shendetesor qe shihet nga PS si nje nga angazhimet me te medha ne Programin "Per nje Rilindje Shqiptare".

Pollo: Projekti Rames, internet falas vetem per nje jave

Pas deklaratave te bera dje nga kreu i PS-se, Edi Rama, ne tryezen per programin, ka ardhur dhe reagimi i Ministri per Inovacionin, Genc Pollo. Ne nje deklarate per mediat, Pollo sjell ne vemendjen faktin se gjate kohes qe Rama ishte ne krye te Bashkise se Tiranes, i vetmi projekt per teknologjine ishte interneti falas per qytetaret ne zonen e Piramides. Projekt, i cili zgjati vetem nje jave. "I vetmi projekt i tij ne bashkine e Tiranes ishte nje rrjet 'WiFi' falas para Piramides, qe nuk zgjati me shume se nje jave", - u shpreh dje Pollo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›