E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanc për situatën, Basha: Asnjë viktimë nga përmbytjet

SHKODëR- Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka folur për bilancin e dëmeve nga përmbytjet në një konferencë të mbajtur në Shkodra. Basha është shprehur se objektivi kryesor ishte të mos shkaktohej asnjë viktimë dhe kjo u realizua. Objektivi tjetër është hartimi i një plani masash për dezinfektimin e zonave të përmbytur dhe groposjen e kafshëve të ngordhura.“Ky operacion është klasifikuar si i sukseshëm, jo vetëm nga autoritetet këtu por edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, për faktin se realizoi me sukses të plotë, objektivin e tij më parësor, moshumbjen e asnjë jetë njerëzore.”- u shpreh Basha gjatë konferencës.Për sa i përket planit të masave të hartuar për dezinfektimin e zonave dhe groposjes së kafshëve të ngordhura Basha u shpreh se, “Ky plan masash është fare i detajuar, përcakton qartë se cfarë masash duhen marrë për ujin e pijshëm, për groposjen e detyruar të gjësë së gjallë, por deri tani dëmi në bagëti është minimal. Por edhe për rastet e raportuara të merren menjëherë masat për hogjenizimin e zonës, për të shmangur rrezikun e impaktit negativ që mund të ketë përshëndetin publik”- theksoi BashaGjatë bilancitu vlerësua si i sukseshëm operacioni i emergjencave, të cilët bënë të mundur evakuimet, transportimin e ushqimeve etj.“Kemi evakuuar 5172 persona dhe transportuar rreth 315 ton ushqime. Sipërfaqja e përgjithshme e përmytur arriti në 11400 ha tokë nën ujë dhe rreth 2649 shtëpi të përmbytura, por ndërhyrja e emergjencave ishte e sukseshme dhe situata po shkon drejt normalitzimit”- theksoi Basha.Ministri i Brendshëm u shpreh se në zonat e përmbytura janë vendosur forca policie që patrullojnë, ndërkohë që theksoi se objektivi kryesor u arrit.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›