Përmbytjet, deputetët socialistë shpërndajnë ndihma
SHKODëR- Deputetët e Partisë Socialiste, Ledi Shamku, Ilir Beqja, Arben Cuko dhe Ervin Koco kanë qënë sërisht në zonat e përmbytura në Shkodër. Në lagjen “Livadh” të këtij qyteti si dhe në komunën Buashat, deputetët kanë shpërndarë ndihma për njerëyit e këtzre zonave, por edhe ushqime për bagëtitë.“Sot përsërisim kërkesën tonë që qeveria e Sali Berishës mbasi përmbzti këta njerëy duhet tu gjendet pranë dhe i kërkoj me insistim që të fillojë në mënyrë të menjëhershme një asistencë financiare, që këta njerëy të mund të vayhdojnë jetësën minimale të përditshme. Ndërkohë i bëj thirrje Sali Berishës të mos heqë vëmendjen nga Shkodra, pasi raportohet se ka rënë niveli i ujit në Bunë”- u shpreh deputeti socialist Ilir Beqja.Që nga koha e përmbytjeve në këtë fillim viti kanë qënë të shpeshta viyitat e deputetëve socialistë në këto zona. Opozita vazhdon të bëjë përgjegjëse qeverinë për situatën e rëndë të krijuar në Shkodër.(m.a/News24/BalkanWeb)