Operacioni "Akullnaja", Mat pranga të shumëkërkuarit Petrit Pupla
Një operacion i forcave Renea dhe i policisë së Matit ka bërë të mundur arrestimin e të shumkërkuarit Petrit Pupla. I akuzuar për vrasje e mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje është bërë i mundur arrestimi i Puplës në saj të një operacioni i koduar "Akullnaja". Burime nga policia e shtetit bënë të ditur se Petrit Pupla ishte shpallur në kërkim nga policia që në datën 1 shtatir 2009, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë mbi një furgon pasagjerësh ku ka plagosur dy gra. Edhe kjo ngjarje për të cilën akuzohet ka ndodhur në 2009. Sipas burimeve mësohet se për të arrestuarin ishin realizuar disa operacione po asnjë nga ata nuk ka rezultuar me sukses deri te ai u mbermjes së premte ku ka dërguar në qeli Puplën. Kështu pas informacioneve të marra në rrugë operative forcat RENEA në bashkëpunim edhe me policinë e Matit kanë bërë të mundur arrestimin e Petrit Puplës i cili banonte në fshatin Shëlli të Matit. Më pas ai është shoqëruar për në dhomat e paraburgimit ku edhe do të marrë masën e sigurisë dhe do të përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentative si dhe armëbajtjes pa leje.