Ketrushja Skiatore e ujit Tuigi , presj 27 vjetësh jep spektakël në Shtetet e Bashkuara
SHBA- Tuigi, ketrushja e vockël, e famshme për talentin e saj, shpalosi aftësitë e saj të rrëshkitjes në ujë në Shfaqja e Sportistëve në Shën Pol, Minesota. Kjo shfaqje është ideuar për t’iu dhuruar kënaqësi adhuruesve të varkave dhe sportit. Pjesë e saj janë rreth 500 objekte të ndryshme, mes të cilëve një mori varkash të fjalës së fundit të teknikës, motorë uji, dokë lundrues, paisje elektronike për përdorim në det si dhe paisje peshkimi. Por elementi më i spikatur e njëkohësisht një ndër joshjet më të mëdha të kësaj shfaqje, qe Tuigi- Ketrushja Skiatore e ujit. Tuigi ka mëse 27 vjet që jep spektakël në mbarë Shtetet e Bashkuara, Kanada, Bermuda, Francë e Gjermani. Ajo është shfaqur në një sërë librash, revistash, gazetash si dhe shfaqje televizive në mbarë botën. Tuigi i kushton rëndësi të veçantë sigurisë. Ajo nuk del kurrë në pistën prej uji pa xhupin e saj të posaçëm të shpëtimit. Tuigi u shpëtua nga ngordhja e sigurtë në vitin 1978 pas një uragani që goditi vendin. Ajo u mor në ruajtje nga Chuck e Lou Ann Best. Më pas kur ata i blenë vajzës së tyre një varkë të telekomanduar për ditëlindje nisën t’i mësonin edhe ketrushes së vogël të qëndronte mbi të gjatë rrëshqitjes mbi ujë. (s.t /BalkanWeb)