E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bilanci i Euro 2012, jo si i 2008-ës"

"Euro 2012 nuk do të mund të arrijë atë të 2008". Këtë e tha Mishel
Platini, presidenti i UEFA-s në Kopenhagen. Turneu kontinental
i organizuar vitin e kaluar në Austri dhe Zvicër ka bërë, që UEFA
të arkëtojë gati 1,5 miliardë euro nga shitja e të drejtës televizive dhe
nga aktiviteti i marketingut. Euro 2012, që do të zhvillohet në Ukrainë
dhe Poloni, prezantohet me perspektiva të ndryshme. "Dy vendet po
punojnë shumë ngadalë, UEFA po bën të pamundurën për të ruajtur
progresin e tyre. Dhe po i ndihmojmë të kapin kohën", thotë Platini,
që e përkufizon "jo të thjeshtë" situatën fillestare nga ku iu nis makina
organizative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›