E Diel, 1 Nëntor 2026

Real Madrid, 15 milionë euro Ançelotit për tre vjet kontratë

Vazhdon telenovela Ançeloti
te Milani. Trajneri ndihet
mirë në klubin kuqezi, por
në muajt e ardhshëm ai mund
të vendosë të largohet, për të
provuar një tjetër aventurë. Pas
tetë vitesh lodhje dhe zhgënjimeve
të këtij sezoni, ndoshta ka
ardhur koha që palët të ndahen
me mirëkuptim, për të vazhduar
rrugët e tyre. Ofertat për trajnerin
nuk mungojnë. Më interesantja
është pa dyshim ajo e Realit të
Madridit: për momentin, skuadra
e re e Florentino Perezit "jeton"
vetëm në letër, por projekti po
merr formë më shpejt nga sa
ishte parashikuar. Kjo edhe pas
lajmeve më të fundit nga gadishulli
Iberik, se Asambleja Zgjedhore
për presidentin e ri do të
zhvillohet një muaj përpara datës
së parashikuar, pra në javën e
fundit të majit ose në fillim të
qershorit. Vendimi i drejtuesve
madrilenë favorizon njeriun i cili
ideoi dhe krijoi "Galaktikët", që
për momentin është i vetëm në
garën për postin e lartë drejtues.
Në këtë periudhë krize ekonomike,
janë të paktë biznesmenët
që mund të "ngrijnë" 60
milionë euro si garanci (shifra
është e barabartë me 15 për qind
të buxhetit të Realit në vitin 2008),
si e vetmja mënyrë për të kandiduar.
Sikur kaq të mos mjaftonte,
Inxhinieri si e thërrasin e Spanjë,
ka premtuar edhe 300 milionë
euro fi nancime, me të cilat do të
ndryshojë kontingjentin "merengues".
Praktikisht Don Florentino
e ndien se e ka fi tuar garën për
drejtimin e klubit dhe kërkon ta
kthejë skuadrën në nivelet më
të larta, jo vetëm në Evropë, por
edhe në botë. Perez u largua në
vitin 2006, pasi deklaroi se ndihej
i lodhur dhe nuk mund të linte
më pas dorë "krijesën" e tij, Acs
(Actividades de Construçión y
Servicios), kolosin botëror në
fushën e ndërtimeve. Por tashmë,
në moshën 62-vjeçare, ai është
gati të kthehet. Shifra marramendëse
që ai do të vendosë në
dispozicion për afrimin e yjeve
në "Santiago Bernabeu", lidhet
edhe me faktin se në vitin 2008,
Acs ishte kompania e vetme
spanjolle dhe nga të paktat në
botë që regjistroi rritje me 16 për
qind nëse krahasohet me një vit
më parë.
Ndryshimi i parë do të jetë ai
në stol: Huande Ramos ka pak
shanse të qëndrojë pas eliminimit
nga Champions. Objektivat
kryesorë ishin Venger dhe Ançeloti,
por me francezin që kërkon
të shndërrohet në Fergusonin
e Arsenalit, trajneri i Milanit e
sheh veten si kandidatin kryesor.
Perez kërkon të mbyllë bisedimet
sa më shpejt, madje fl itet se ai e
ka takuar Ançelotin disa ditë më
parë në Gjenevë, në një drekë
private në "Grand Hotel Kempinski".
Përveçse i ka ofruar teknikut
të Milanit 15 milionë euro rrogë
për tre vjet me Realin, ai i ka bërë
të ditura edhe planet. Valdano
do të bëhet drejtor i përgjithshëm,
ndërsa Zinedin Zidan do
të jetë këshilltar në merkato. Për
skuadrën, objektivat janë shumë
ambiciozë: Kristiano Ronaldo,
Kaka, Fabregas, Ksabi Alonso,
Benzema, Aguero, David Vija,
madje edhe Xherard.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›