Katër gjimnastë jashtë Evropianit pas "sherrit" për kreun e federatës
Katër sportistë, dy femra dhe
dy meshkuj, kanë humbur të
drejtën të marrin pjesë në Kampionatin
Evropian të Milanos,
për shkak të konfl iktit për kreun
e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës.
Federata Ndërkombëtare
e Gjimnastikës (FIG) nuk ka
pranuar regjistrimin e përfaqësueses
kuqezi, për aktivitetin që
do të mbahet nga 29 marsi deri
më 5 prill në Itali, pasi vendi ynë
është i pezulluar deri në zgjidhjen
e problemeve. FIG njeh si
drejtues të federatës presidentin
Flobenc Dilaveri, i cili ka fi tuar
edhe çështjen në KAS, ndërsa
Ministria e Sporteve legjitimoi
deputetin Aleksandër Biberaj, të
zgjedhur pas punimeve të Asam-
blesë. Megjithatë, më të prekurit
nga "sherri" për postin drejtues
janë gjimnastët, të cilët nuk do të
paraqiten në Evropian, ndërkohë
që me këto ritme rrezikojnë edhe
pjesëmarrjen në "Peskara 2009"
dhe në Botërorin që zhvillohet
në vjeshtë në Angli.
Në të gjithë këtë situatë, sportistja
elitare, Riselda Selaj, i ka
bërë thirrje kreut të ri të MTKRSsë,
Ardian Turku, që të gjejë një
zgjidhje për të mos kompromentuar
pjesëmarrjen e Shqipërisë
në aktivitetet ndërkombëtare.
16-vjeçarja do të përfaqësohej
për herë të parë në Evropian, pas
një sërë rezultatesh të shkëlqyera:
ajo ka fi tuar 13 medalje në total,
8 prej të cilave janë të arta. Selaj
mban edhe një rekord unikal
në gjimnastikën shqiptare, kur
në shtator 2008 në Maqedoni,
në turneun Internacional të
Gjimnastikës Artistike në Bitola,
u bë sportistja e parë që fi ton 5
medalje ari në këtë disiplinë. "I
kërkoj ministrit Turku të ndërhyjë
për zgjidhjen e situatës, pasi
nuk mund të penalizohen sportistët
për konfl iktin e drejtuesve",
tha kampionia. Mes të tjerave,
medalistja theksoi edhe kushtet e
vështira të stërvitjes, ku detyrohet
të paguajë 100 lekë të reja çdo
ditë, për të përdorur ambientet
e palestrës në kompleksin "Partizani",
pa harruar mungesën e
mbështetjes fi nanciare nga shteti.
dy meshkuj, kanë humbur të
drejtën të marrin pjesë në Kampionatin
Evropian të Milanos,
për shkak të konfl iktit për kreun
e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës.
Federata Ndërkombëtare
e Gjimnastikës (FIG) nuk ka
pranuar regjistrimin e përfaqësueses
kuqezi, për aktivitetin që
do të mbahet nga 29 marsi deri
më 5 prill në Itali, pasi vendi ynë
është i pezulluar deri në zgjidhjen
e problemeve. FIG njeh si
drejtues të federatës presidentin
Flobenc Dilaveri, i cili ka fi tuar
edhe çështjen në KAS, ndërsa
Ministria e Sporteve legjitimoi
deputetin Aleksandër Biberaj, të
zgjedhur pas punimeve të Asam-
blesë. Megjithatë, më të prekurit
nga "sherri" për postin drejtues
janë gjimnastët, të cilët nuk do të
paraqiten në Evropian, ndërkohë
që me këto ritme rrezikojnë edhe
pjesëmarrjen në "Peskara 2009"
dhe në Botërorin që zhvillohet
në vjeshtë në Angli.
Në të gjithë këtë situatë, sportistja
elitare, Riselda Selaj, i ka
bërë thirrje kreut të ri të MTKRSsë,
Ardian Turku, që të gjejë një
zgjidhje për të mos kompromentuar
pjesëmarrjen e Shqipërisë
në aktivitetet ndërkombëtare.
16-vjeçarja do të përfaqësohej
për herë të parë në Evropian, pas
një sërë rezultatesh të shkëlqyera:
ajo ka fi tuar 13 medalje në total,
8 prej të cilave janë të arta. Selaj
mban edhe një rekord unikal
në gjimnastikën shqiptare, kur
në shtator 2008 në Maqedoni,
në turneun Internacional të
Gjimnastikës Artistike në Bitola,
u bë sportistja e parë që fi ton 5
medalje ari në këtë disiplinë. "I
kërkoj ministrit Turku të ndërhyjë
për zgjidhjen e situatës, pasi
nuk mund të penalizohen sportistët
për konfl iktin e drejtuesve",
tha kampionia. Mes të tjerave,
medalistja theksoi edhe kushtet e
vështira të stërvitjes, ku detyrohet
të paguajë 100 lekë të reja çdo
ditë, për të përdorur ambientet
e palestrës në kompleksin "Partizani",
pa harruar mungesën e
mbështetjes fi nanciare nga shteti.