E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stiven Xherard: Përjetë me Liverpulin

Stiven Xherard është shprehur i kënaqur nga paraqitjet
më të fundit të Liverpulit dhe prej faktit se skuadra
është në garë për fitimin e titullit në Premiership.
Gjithashtu, kapiteni i "Reds" pohoi se nuk e mendon
largimin nga "Anfi lld Roud", duke konfi rmuar se është i
hapur për rinovimin e kontratës. "Gjatë gjithë karrierës time
nuk kam qenë asnjëherë më i lumtur", deklaroi mesfushori
28-vjeçar. "Luaj në një skuadër të jashtëzakonshme, me
lojtarë të nivelit të lartë dhe kam besim të plotë te Rafa
Benitez. Me të, do të arrijmë edhe më shumë suksese.
Më kanë mbetur edhe dy vjet kontratë me klubin dhe
nëse do të kem shansin, do ta rinovoja pa asnjë hezitim
marrëveshjen". Në 38 ndeshje, Xherard ka shënuar 21
gola, duke treguar se ndihet mirë pas shpinës së Fernando
Torres: "Po luaj në pozicionin e preferuar, jam kapiteni dhe
po fi tojmë. Nuk ka si të shkojë më mirë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›