Dëbora, Vasili: Qeveria të marrë masa

Zonat e bllokuara të vendit nga moti i keq, kanë qenë në qendër të vëmendjes në konferencën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Petrit Vasili, tha se ngjarjet e rënda të njëpasnjëshme, si shembja e shtëpive në Synej të Kavajës, si dhe bllokimi i mjaft akseve rrugore nga dëbora dhe përmbytjet në Tiranë, Durrës, Elbasan e gjetkë, sipas LSI-së, janë provë e pa përgatitjes së strukturave shtetërore dhe të pushtetit vendor për përballimin e situatave të tilla. LSI i kërkon Qeverisë që të marrë masa të menjëhershme për t'u ardhur në ndihmë mijëra familjeve të dëmtuara nga kjo situatë e rëndë"-theksoi Vasili gjatë një konference. Ai ka kërkuar bashkëpunimin midis qeverisë dhe pushtetit vendor, në mënyrë që t'i vihen në ndihmë mijëra qytetarëve të prekur nga pasojat.