E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Sllogani i Ramës, një hilizëm

Kryeministri Berisha në 17 vjetorin e ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike ka sulmuar ashpër lidershipin e PS-së me sloganin e tij "përtej së majtës dhe së djathtës" si një hilizëm. Sipas tij në vitin 1997 ishte mafia e vjetër që mbolli piramidat dhe dogji institucionet. Kryeministri shtoi gjithashtu se opozita kërkon të mbrojë një të shkuar diktatoriale dhe është kundër ftesës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Gjithashtu Berisha u bëri thirrje qytatarëve të pajisen me kartat e identitetit dhe kryetari i PS-së të bëjë apel për pajisen me karta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›