“Bilanci i mosvotimit të 3 ligjeve, 100 projekte që përktheheshin në punësim, për 60 mijë shqiptarë”

Ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu
Ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu bëri një bilanc të humbjeve që ka pësuar vendi ynë nga mosvotimi i tre ligjeve që penguan marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë për në BE. Bregu bën të ditur se Shqipëria ka humbur qindra projekte, zbatimi i të cilave do sillte punësim, shkolla, spitale, rrugë etj. Duke folur me gjuhën e shifrave, Bregu thekson se, “janë plot 100 projekte që do të përktheheshin në punësim, për të paktën 60 mijë shqiptarë, në ndërtimin e 500 km rrugë rurale, në ndërtimin e 60 shkollave dhe kopshteve të reja etj”. Ajo shton më tej se mbajtja peng e statusit bëri të humbasim mundësinë për ndërtimin e 6 spitaleve të reja rajonale si dhe mundësinë e 6-fishimit të fondeve për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si dhe ndërtimin e spitalit qendror të kirurgjisë”. Sipas ministres Bregu, nga kjo pengesë janë dëmtuar 4 mijë studentë shqiptarë, të cilëve u është mohuar mundësia të ndjekin me bursë shkollat më të mira në botë. Ky bilanc i ministres së Integrimit, vjen edhe si apel drejtuar opozitës, të përmbushë detyrimet ndaj shqiptarëve duke mos thelluar më tej pasojat e përmendura. Ndërkaq, kryeministri Berisha, paralajmëroi dje gjatë një takimi me gazetarët se i ka kërkuar kryetares së Kuvendit mbledhjen e tij në një seancë të jashtëzakonshme ditën e enjte më datë 30 maj, për të votuar këto tre ligje. Sa i përket Partisë Socialiste, ende nuk ka një reagim zyrtar mbi një pjesëmarrje të mundshme në këtë seancë.
Kuvendi: Të enjten seanca për 3 ligjet dhe amnistinë fiskale/Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet të enjten për votimin e tre ligjeve për integrimin. Njoftimi është bërë publik nga zyra e shtypit të Parlamentit, ku theksohet se seanca e cila u kërkua nga Kryeministri Berisha do mbahet të enjten në orën 10:00. Katër ditë më parë gjatë një takimi elektoral në Kukës, Berisha kërkoi thirrjen e parlamentit për votimin e tre ligjeve për integrimin dhe amnistisë fiskale nga viti 2011 gjer sot për të gjithë shqiptarët. “Ditën e hënë do mblidhet Parlamenti shqiptar për të votuar ligjet. Por aty ne shkojmë ballë hapur sepse bëmë gjithçka për të merituar statusin e vendit kandidat, sepse në çdo ditë kërkuam votimin e ligjeve, ndërsa ti mjeran vjen në Parlament me çelësin në qafë. I bëj thirrje të votojë amnistinë fiskale nga viti 20011 gjer më sot për të gjithë shqp0tarët. Se ti zotëri kishe amnistuar Koçon. Ti që i jepje Koços 80 % të tenderëve të Bashkisë, të gjithë reklamat e kryeqyteti, ti që i llogarisje bulevardin për sheshe ndërtimi refuzove e amnistinë fiskale, ndaj të votojmë sëbashku me ligjet amnistinë fiskale”, deklaroi Berisha të enjten nga Kukësi.