Rama të bëjë debat me Metën, se kanë probleme lideri - mazhoranca e gatshme të votojë 3 ligjet
Kryeministri Berisha bashkëbisedon me gazetarët e mediave lokale në Shkodër: Qeveria do të dëmshpërblejë të gjithë banorët e zonave të përmbytura: “Programi i PS, restaurim i bllokut – shqiptarët po e braktisin”
Kryeministri Berisha deklaroi gjate një bashkëbisedimi me gazetarët në Shkodër se mazhoranca do t’i votojë tre ligjet, pavarësisht kushteve të vëna nga opozita. Por i kërkoi Edi Rames t’u tregoje shqiptareve perse e mbajti te bllokuar statusin deri tani. “Si do tu thotë ai shqiptarëve, mbi çfarë baze e përdori pushtetin që ata i besuan për të mos humbur statusin?” Pyetjes nëse do i pranojnë kushtet e PS-së për në shtator kryeministri iu përgjigj: “Tre herë, në fund po detyrohet t’i votojë, është një larje duarsh, ato ligje që kemi kërkuar të votohen çdo ditë do votohen”. Kryeministri tha se, çelësi i fitores së mandatit të tretë është programi i katërvjeçarit të ardhshëm. Programin e Partisë Socialiste e quajti kaotik dhe të bazuar vetëm në rritje taksash.
Do të ngul këmbë tek përgjigja e tretë lidhur me 3 ligjet. Nëse do të kemi një përgjigje me PO ose me JO, do ta pranoni kushtin e Partisë Socialiste për t’i njohur në shtator?
Nëse t’i më kërkon, nëse do të pranosh kushtet e Partisë Socialiste për të larë fytyrën me ujin e pisët, që kanë krijuar, 3 herë e pranoj. Në qoftë se ata përpiqen të justifikojnë se ligjet u miratuan me një kusht të tillë, ata janë më qesharak se kurrë. Faktikisht ata po votojnë ligjet, ku është Fier. Pyete pak se ku e çoi Fierin, se mbajti Fierin pretekst dhe këtë e dini të gjithë. Mbajti Fierin pretekst 5 muaj, ku është tani? Ai është kalorës i betejave të humbura dhe kjo është vetëm e radhës. Se në fund po detyrohet të votojë, si e tek, thash nuk ka asgjë tjetër është veçse një larje duarsh. Ndaj dhe ato ligje që kemi kërkuar të votohen çdo ditë, do të votohen, në çdo ditë që të mblidhet parlamenti.
Përmbytjet janë një shqetësim thelbësor përsa i përket qarkut të Shkodrës. Në përmbytjet e 2011 vetëm pas tre vitesh akordoi dëmshpërblimin për këtë përmbytje. Pse pikërisht erdhi ky shpërblim në këto momente dhe si do të procedohet në fazën e mëtejshme përsa i përket investimeve? Pyetja e dytë lidhet me shqetësimin e SHBA përsa i përket KQZ, mjetet dhe funksionimit të tij. Z. Moore do të jetë në Tiranë, rrezikon që me këtë KQZ të shkohet tek kontestimi i zgjedhjeve? Dhe së fundmi, do ta shohim deri me 23 qershor një debat televiziv mes jush dhe z. Rama?
Pyetja e parë për dëmshpërblimin. Çfarë ka ndodhur këto vite. Këto vite qeveria ka bërë gjithçka, që qytetarët të dëmshpërblehen dhe ne e kemi faktuar këtë. Në një kohë kur nuk është dhënë asnjë qindarkë para kësaj periudhe, sepse e bëmë këtë, e bëmë për ndonjë favor? Jo. Nuk bëhet favor me para. E bëmë se është një detyrim ligjor, por ky detyrim ligjor nuk është i ekzekutivit në ligj, ai po ndodh, por nuk është detyrim i ekzekutivit. Ligji është i thjeshtë. Ligji thotë se çdo dëm që krijohet nga diga private apo publike paguhet nga pronari. Kush është pronari i digave, është sipërmarrja publike KESH. Sipërmarrja publike e KESH në vitet e tjera ka qenë në një performancë të mirë ekonomike dhe i ka bërë dëmshpërblimet sipas një programi, për të cilat s’ka pas vërejtje, por nuk ka thënë kurrë se nuk i paguaj, sepse kjo sipërmarrje ka qenë para 2005. Pse u shty? Absolutisht për asgjë tjetër veçse ajo ka qenë në situatën më kritike nga an ekonomike dhe kujtdo që nuk mundet të shlyeje një detyrim, i jepet një kohë. Sapo erdhi në gjendje për të shlyer detyrimin akti i parë është shlyerja detyrimit, s’ka asnjë lidhje me zgjedhjet, ka lidhje me detyrimin ligjor, që kjo sipërmarrje ka për të zhdëmtuar qytetarët e dëmtuar për shkak të derdhjes së ujërave nga digat që disponon. I garantoj se do tu paguhet çdo qindarkë. Nuk është imagjinuar kurrë qëndrim tjetër. I falënderoj shumë për durimin, që kanë treguar, por është edhe e ligjshme. KESH në vitin 2011 ka pasur një nga vitet më katastrofike të ujërave, pikërisht pas përmbytjeve ka prodhimi i tij në 3.2 miliard, që do të thotë të importohej të paktën 3 miliard energji dhe nuk mund të shlyente detyrimet. Tani do ti shlyeje qindarkë për qindarkë. Po jua jep me këste dhe kjo është normale. E rëndësishme është se ligji po funksionon. Ndërkohë, që qeveria ka bërë të paktën 12 milion dollarë në ato zona për infrastrukturë, argjinaturë etj. Kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet, ai tani ka një bilanc me të mirë dhe po eksporton mbi 10 milion kilovat orë çdo ditë.
Për KQZ / Është një krijim i kësaj situate, i Edi Ramës, i cili pasi e krijoi vetë këtë ju tha diplomatëve të huaj se unë po humba nuk njoh zgjedhjet. A u shqetësova unë? Absolutisht jo. Po pse? Nuk shqetësohem, sepse ky zotëri e ka gjenetike alergjinë nga vota. Ky përpiqet të shitet se ka qenë me lëvizjen, e të tjera, në fakt ky vetëm parime nuk njeh. Le të shkojmë në 2009 ku nuk i njohu zgjedhjet. Çdo deputet është ulur në atë parlament me një mandat të firmosur nga 7 anëtarë. Për atë nuk kishte asnjë vlerë, ndaj dhe le të bëjë si të dojë, Po të dojë ti sjellë, po të dojë mos ti sjelle, po të dojë ti njohë zgjedhjet, po të dojë mos ti njohë zgjedhjet, kjo është çështja e tij. Detyra e kësaj mazhorance është të procedoje për zgjedhjet me standarde më të larta dhe po procedojmë. Kaq është për KQZ. Në gjithë historinë Komisionit ka një moment që është shumë i veçantë. Momenti i Jani Janit. Jani Jani ishte në komision si një përfaqësues i minoriteteve, rastisi dhe ishte mirë. Çfarë bëri me Jani Janin, e bëri mall tregu, futën një njeri në listat e PS dhe detyruan Janin të japë me çdo kush dorëheqje. Ky është një moment shumë lëndues për vendin në tërësi. Por prapë janë çështje të tyre. Kështu që komisioni është i konstituuar. Z. Rama po i solli kandidaturat do t’ia votojmë, po u kthyem se parlamenti dhe mund ti ktheje është në tagrin e tij, po ndiej ndonjë shqetësim unë se ai po përgatit të justifikojë humbjen , jo. Detyra ime është fair play dhe ajo po ndodh.
Qeveria shqiptare është në kontakte të vazhdueshme me qeverinë amerikane dhe ju garantoj se ka marrëdhënie shumë të mira. Dhe qeveria amerikane nëpërmjet zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit i ka bërë të qarta qëndrimet e veta, të qarta si kristali. Marrëdhëniet midis dy vendeve janë miqësore janë shumë të mira. Z. Moore është mik dhe shumë i mirëpritur. Se çfarë qëndrimi do të mbajë z. Rama unë nuk e di.
Për debatin / Kur unë para tre javësh ju thash se ata kanë problem njëri me tjetrin ju nuk e besuat, ju thatë se po bën diversion. Ju thash se ata duhet ta zgjidhin njëri me tjetrin njëherë. Mos kujto ti se Nasipi i ka nga koka e vet ato që thotë. Me cilin të bëj debat aty, unë. Ti marr të dy përnjëherë. Zotëri fatkeqësia më e madhe e asaj partie është se ata kanë pasur çdo gjë përveçse lider. A e shikoje ti ne parlament sesi shtynin njëri- tjetrin, për tu duk si kryeministra në hije. Pse kjo? Sepse çdo gjë ju dukej z. Rama, por lider jo. Nuk mund të jetë lider ia që të çon nga disfata në disfatë, që krijon çdo gjë për të dështuar. Më thuaj një sukses që ka pasur ai. Çfarë arriti ai. Asgjë. Dhe pse? Sepse çdo nisëm që merr e merr për të dështuar. Atëherë si mund ta konsideroj unë atë. Po dështoi, dështoi. Ai merret me polle. Një poll që ia bëri ish -këshilltari im për kozmopolitikën i doli se 40 përqind e socialistëve e pranonin për lider dhe problemi ishte se 35 përqind pranonin Lulzim Bashën. Është e vërtetë kjo. Në këtë kontekst debati është jashtëzakonisht i diskutueshëm. Nuk thotë ai tjetri, që unë nuk jam kandidat për kryeministër në hije. E përcakton kushtetua, por kur je parti e dytë dhe në distancë si mund të konsiderohesh ti. Ndaj dhe le të bëjnë debat njëri me tjetrin më mirë. Debat, të cilin mesa duket do ta kenë të gjatë, sepse do të kenë kohë të gjatë në opozitë. I ka thënë dikush në zyrë se ti je politikan i shkëlqyer, po për në opozitë.
Siç është paralajmëruar ju do të keni një takim me drejtorin e Departamentit Amerikan të shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore. Mesa të tjerash pritet edhe një diskutim për Komisionin Qendror të zgjedhjeve. A pritet ndonjë ide apo qëndrim i ri i juaji në lidhje me këtë komision?
Nga unë pritet që të zbatoj me përpikmëri ligjet e vendit dhe ju duhet ta dini që ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Departamentin e Shtetit.