Milionat e fajdeve rikthehen në Shqipëri
Shteti shqiptar do të "importojë"
paratë e tri firmave piramidale,
të cilat janë transferuar
në Greqi, pas falimentimit
të tyre. Miliona USD të
"Cenajt", VEFA-s dhe "Gjallicës", të
cilat ndodhen prej 13 vitesh në shtetin
helen, do të vijnë së shpejti në
Shqipëri. "Premtimi" është dhënë
nga një delegacion shqiptar që ka
vizituar Greqinë para tri javëve. Në
grup bënin pjesë përfaqësues të
Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë
së Jashtme, Prokurorisë së Përgjithshme,
Avokaturës së Shtetit, grupit
mbikëqyrës së firmave piramidale
dhe administratorë të shoqërive piramidale
pas falimentimit, të cilët
kanë marrë kontakte të drejtpërdrejta
me përfaqësues të shtetit
grek. Në takime është rënë dakord
që një pjesë e parave të vijnë në Shqipëri,
pas procedurave ligjore
greke. Avokati i Shtetit, Eduart Halimi,
tha dje për gazetën "Shqip" se
grupi shqiptar ka marrë premtimin
se paratë e tri firmave piramidale do
t‘i vihen në dispozicion shtetit shqiptar,
kryesisht grupit mbikëqyrës
të skemave piramidale, i cili më pas
do të hartojë planin e kompensimit
të familjeve të prekura.
Takimet për
kompaninë "Cenaj"
Delegacioni shtetëror shqiptar
ka zhvilluar në Athinë, tri javë më
parë takime për të marrë informacione
për paratë e kompanisë
"Cenaj" të transferuara në Greqi
dhe të bllokuara në bankat e atij
vendi. Pala shqiptare tha se kjo procedurë
më në fund ka shkuar në
dyert e Gjykatës së Athinës, e cila
është organi kompetent për të vendosur
nëse këto para do të mund të
kthehen apo jo në Shqipëri. Avokati
i Shtetit, Eduart Halimi, deklaroi
dje për gazetën tonë se pjesëmarrja
e tij në këto takime ka qenë për
ndihmën në çështjet ligjore për arritjen
e një marrëveshje dypalëshe.
Sipas tij, paratë e kompanisë "Cenaj"
do të jenë të parat që do të
"depërtohen" në Shqipëri, pasi
çështja është në gjykatë. Disa muaj
më parë, ish-zëvendësministri i
Drejtësisë, Eduart Halimi, gjatë një
takimi me homologët e tij grekë do
të parashtronte kërkesën se këto
produkte krimi nuk i takojnë as
qeverisë shqiptare dhe as asaj
greke, por thjesht kreditorëve, të
gjithë shtetas shqiptarë, viktima të
mashtrimit në formën e skemave
piramidale. Por pala greke, pas diskutimeve
dhe duke u bazuar në
konventat ndërkombëtare, vendosi
vetëm të ekstradojë ish-bosin e
firmës rentiere, Lefter Cenajn,
duke "injoruar" fillimisht kërkesën
e palës shqiptare, me arsyetimin se
mungon procedura ligjore për
transferimin e produkteve të krimit.
Për hartimin e bazës ligjore u
ngrit një grup i përbashkët ekspertësh
për gjetjen e modaliteteve
dhe zgjidhjen ligjore sipas akteve
ndërkombëtare në fuqi, si dhe
legjislacionit shqiptar. Vetëm javët
e fundit është gjetur një zgjidhje,
duke i dhënë fund zvarritjes së
kthimit në Shqipëri të milionave
nga bankat greke, jo vetëm të kompanisë
"Cenaj", por edhe të piramidave
të tjera financiare, VEFA dhe
"Gjallica". Marrëveshja për grupin
e përbashkët fillimisht është firmosur
nga ish-kryeprokurori Theodhori
Sollaku me homologun e tij
grek, Dimitrios Linos, disa vite më
parë.
VEFA dhe "Gjallica"
Grupi shqiptar ka marrë
"premtimin" se paratë e kreditorëve
shqiptarë te firmat VEFA dhe
"Gjallica" dhe të transferuara në
Greqi do të rikthehen në Shqipëri.
Përfaqësuesit shqiptarë kanë marrë
takime me disa pronarë të firmave
që kanë marrë hua nga VEFA
miliona USD dhe nuk i kanë kthyer.
"Përfaqësuesit e disa firmave
greke, që kanë marrë miliona USD
hua nga firma "VEFA" na shprehën
gatishmërinë e shlyerjes së këtij
borxhi. Negociatat do të vazhdojnë
për gjetjen e një kompromisi",
thanë burimet nga delegacioni shqiptar
që ka kryer takime në Greqi.
Mësohet se paratë që kanë marrë
firmat private greke do të paguhen
me këste shtetit shqiptar deri në
shlyerjen përfundimtare të tyre.
Krahas interesimit të parave të
VEFA-s, pala shqiptare është interesuar
edhe për paratë e "Gjallicës".
Megjithëse drejtësia greke ka
pranuar zyrtarisht që shtetasi grek,
Apostolis Vavilis, ka transferuar nga
Shqipëria në Greqi miliona USD të
mbledhura nga firmat rentiere, të
konfiskuara në bankat greke, ende
nuk është gjetur një mënyrë për
ardhjen e tyre në Shqipëri. Për këtë,
grupi shqiptar thotë se do të duhen
të tjera negociata.
Fajdet, si u transferuan në Greqi 50 milionë USD
Ndizen shpresat për
kreditorët e firmave piramidale
"Cenaj",
VEFA dhe "Gjallica" për
rikthimin e parave. Lekët e konfiskuara
nga drejtësia greke, ka
shumë gjasa që brenda një periudhe
të shkurtër të kthehen në Shqipëri
dhe t‘u ndahen të gjithë
kreditorëve. Ditët e fundit është
biseduar për modalitetet për ngritjen
dhe kalimin e shumës prej 50
milionë dollarësh në favor të shtetit
shqiptar. Zyrtarisht, Prokuroria e
Tiranës thotë se shuma mund të
dyfishohet ose trefishohet nëse të
gjitha organizmat e shtetit shqiptar
veprojnë të bashkuara për një
rihetim të të gjitha shumave të piramidave
që kanë dalë nga Shqipëria.
Prokuroria e Tiranës saktëson
se gjatë viteve nën hetim për
firmat huamarrëse është bërë i
mundur sigurimi i dokumenteve
që vërtetojnë se i njëjti fenomen ka
ndodhur edhe me shtetas italianë,
turq, austriakë apo hungarezë, të
cilët kanë nxjerrë miliona dollarë.
Prokuroria e Përgjithshme thotë se
përfaqësuesi i organit të akuzës në
dosjen "Gjallica", Bilbil Mete, ka dokumentuar
që dhjetëra milionë
USD të kësaj firmë janë transferuar
jashtë shtetit, ndërsa miliona të
tjerë janë përdorur për qëllime
"bamirësie". Gjatë hetimeve,
prokuroria ka disponuar dokumente
që vërtetojnë se transferta
parash janë kryer dhe në shtete të
tjera të huaja, përveç Greqisë. Organi
qendror i akuzës thotë se shteti
shqiptar, nëpërmjet Ministrisë
së Drejtësisë, duhet të hartojë ligje
dhe të nënshkruajë konventa jo
vetëm me Greqinë, por edhe me
shtetet e tjera ku dokumentohet se
janë transferuar lekë.
Transfertat e "Cenajt"
I bindur se aktiviteti i tij piramidal
nuk e kishte jetën të gjatë në
Shqipëri, Lefter Cenaj kishte nisur
të transferonte kapitalet në Greqi.
Por edhe këtu ai nuk u është përmbajtur
ligjeve të vendit fqinj dhe
kjo i ka kushtuar jo pak, por 5 vjet e
gjashtë muaj burg. Sipas burimeve
zyrtare nga Ministria shqiptare e
Drejtësisë, ish-bosi i firmës "Cenaj"
është dënuar në Greqi për
akuzat e mashtrimit, falsifikimit të
dokumenteve, evazionit fiskal dhe
pastrimit të parave. Në periudhën
kur firmat rentiere kishin kulmin e
lulëzimit të tyre, por fundi po u afrohej
me shpejtësi të madhe, Lefter
Cenaj kishte nisur të transferonte
shuma të mëdha kapitalesh në
Greqi. Për të mbuluar sa më mirë
gjurmët e këtyre transfertave, ai
kishte deklaruar krijimin e shoqërive
me kapital të përbashkët me
disa shtetas grekë. Në emrat e këtyre
kompanive ai kishte kaluar
shuma të mëdha parash, por duke
falsifikuar dokumentacionet e
nevojshme për vërtetimin e burimit
të tyre, mënyrën e qarkullimit dhe
një sërë të dhënash të tjera që
kërkoheshin nga legjislacioni i vendit
përkatës. Me rënien e kompanive
piramidale në Shqipëri
dhe rrjedhimisht falimentimin
edhe të shoqërisë "Cenaj", autoritetet
greke kanë nisur hetimet
për bosin e kësaj firme, Lefter Cenaj.
Nga këto hetime është zbuluar
se personat që Cenaj kishte deklaruar
si bashkëpronarë në shoqëritë
greke ishin fiktivë dhe nuk
kishin asnjë lloj kapitali. Ata ishin
përdorur nga bosi i firmës piramidale
për të lehtësuar qarkullimin e
parave, duke fshehur origjinën e
vërtetë të tyre. Po ashtu është zbuluar
se këto transferta ishin kryer në
kundërshtim me ligjin dhe duke iu
shmangur detyrimeve fiskale.
Menjëherë pas kësaj, Lefter Cenaj
është bërë një person i kërkuar
edhe nga drejtësia greke. Ai është
gjykuar nga gjykatat e këtij vendi
dhe është dënuar me 5 vjet e 6 muaj
burg, të cilat i ka kryer pasi është arrestuar
në vitin 2000. Ndërkohë, në
Shqipëri është ekstraduar në muajin
gusht të vitit të kaluar dhe po
vuan dënimin e dhënë nga Gjykata
e Tiranës.
Historia
Ajo që më pas do të kthehej në
një nga kompanitë piramidale më
të mëdha në Shqipëri dhe që zhvati
kursimet e 25537 shqiptarëve
e kishte nisur udhën e saj me një
kapital fillestar prej 100 mijë lekësh.
Vendimi i dhënë nga Gjykata e Tiranës
në shkurt të vitit 2003, për
dënimin e bosit të firmës piramidale
"Cenaj & Co", ka zbardhur edhe
mekanizmin mbi të cilin është zhvilluar
aktiviteti i paligjshëm. Objekt
i veprimtarisë së kësaj shoqërie
ka qenë kryerja e transaksioneve
të çdo lloji nëpërmjet të cilave
mund të tregtoheshin apo të tranzitoheshin
mallra të ndryshëm, me
shumicë dhe pakicë për produkte
të gatshme, lëndë të parë, produkte
bujqësore dhe blegtorale, ushqimore,
pajisjeve elektroshtëpiake,
konfeksioneve, pijeve alkoolike, në
fushën e turizmit, këmbimit valutor,
kozmetikës etj. Por gjykata në
vendimin e saj ka konkluduar se i
gjithë aktiviteti ekonomik i firmës
dhe fitimi i nxjerrë prej tij nuk kishte
asnjë mundësi reale që të shlyente
shumën prej 5.734.415.506 lekësh,
që u ishte marrë në formën e
kredisë qytetarëve të shumtë.
paratë e tri firmave piramidale,
të cilat janë transferuar
në Greqi, pas falimentimit
të tyre. Miliona USD të
"Cenajt", VEFA-s dhe "Gjallicës", të
cilat ndodhen prej 13 vitesh në shtetin
helen, do të vijnë së shpejti në
Shqipëri. "Premtimi" është dhënë
nga një delegacion shqiptar që ka
vizituar Greqinë para tri javëve. Në
grup bënin pjesë përfaqësues të
Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë
së Jashtme, Prokurorisë së Përgjithshme,
Avokaturës së Shtetit, grupit
mbikëqyrës së firmave piramidale
dhe administratorë të shoqërive piramidale
pas falimentimit, të cilët
kanë marrë kontakte të drejtpërdrejta
me përfaqësues të shtetit
grek. Në takime është rënë dakord
që një pjesë e parave të vijnë në Shqipëri,
pas procedurave ligjore
greke. Avokati i Shtetit, Eduart Halimi,
tha dje për gazetën "Shqip" se
grupi shqiptar ka marrë premtimin
se paratë e tri firmave piramidale do
t‘i vihen në dispozicion shtetit shqiptar,
kryesisht grupit mbikëqyrës
të skemave piramidale, i cili më pas
do të hartojë planin e kompensimit
të familjeve të prekura.
Takimet për
kompaninë "Cenaj"
Delegacioni shtetëror shqiptar
ka zhvilluar në Athinë, tri javë më
parë takime për të marrë informacione
për paratë e kompanisë
"Cenaj" të transferuara në Greqi
dhe të bllokuara në bankat e atij
vendi. Pala shqiptare tha se kjo procedurë
më në fund ka shkuar në
dyert e Gjykatës së Athinës, e cila
është organi kompetent për të vendosur
nëse këto para do të mund të
kthehen apo jo në Shqipëri. Avokati
i Shtetit, Eduart Halimi, deklaroi
dje për gazetën tonë se pjesëmarrja
e tij në këto takime ka qenë për
ndihmën në çështjet ligjore për arritjen
e një marrëveshje dypalëshe.
Sipas tij, paratë e kompanisë "Cenaj"
do të jenë të parat që do të
"depërtohen" në Shqipëri, pasi
çështja është në gjykatë. Disa muaj
më parë, ish-zëvendësministri i
Drejtësisë, Eduart Halimi, gjatë një
takimi me homologët e tij grekë do
të parashtronte kërkesën se këto
produkte krimi nuk i takojnë as
qeverisë shqiptare dhe as asaj
greke, por thjesht kreditorëve, të
gjithë shtetas shqiptarë, viktima të
mashtrimit në formën e skemave
piramidale. Por pala greke, pas diskutimeve
dhe duke u bazuar në
konventat ndërkombëtare, vendosi
vetëm të ekstradojë ish-bosin e
firmës rentiere, Lefter Cenajn,
duke "injoruar" fillimisht kërkesën
e palës shqiptare, me arsyetimin se
mungon procedura ligjore për
transferimin e produkteve të krimit.
Për hartimin e bazës ligjore u
ngrit një grup i përbashkët ekspertësh
për gjetjen e modaliteteve
dhe zgjidhjen ligjore sipas akteve
ndërkombëtare në fuqi, si dhe
legjislacionit shqiptar. Vetëm javët
e fundit është gjetur një zgjidhje,
duke i dhënë fund zvarritjes së
kthimit në Shqipëri të milionave
nga bankat greke, jo vetëm të kompanisë
"Cenaj", por edhe të piramidave
të tjera financiare, VEFA dhe
"Gjallica". Marrëveshja për grupin
e përbashkët fillimisht është firmosur
nga ish-kryeprokurori Theodhori
Sollaku me homologun e tij
grek, Dimitrios Linos, disa vite më
parë.
VEFA dhe "Gjallica"
Grupi shqiptar ka marrë
"premtimin" se paratë e kreditorëve
shqiptarë te firmat VEFA dhe
"Gjallica" dhe të transferuara në
Greqi do të rikthehen në Shqipëri.
Përfaqësuesit shqiptarë kanë marrë
takime me disa pronarë të firmave
që kanë marrë hua nga VEFA
miliona USD dhe nuk i kanë kthyer.
"Përfaqësuesit e disa firmave
greke, që kanë marrë miliona USD
hua nga firma "VEFA" na shprehën
gatishmërinë e shlyerjes së këtij
borxhi. Negociatat do të vazhdojnë
për gjetjen e një kompromisi",
thanë burimet nga delegacioni shqiptar
që ka kryer takime në Greqi.
Mësohet se paratë që kanë marrë
firmat private greke do të paguhen
me këste shtetit shqiptar deri në
shlyerjen përfundimtare të tyre.
Krahas interesimit të parave të
VEFA-s, pala shqiptare është interesuar
edhe për paratë e "Gjallicës".
Megjithëse drejtësia greke ka
pranuar zyrtarisht që shtetasi grek,
Apostolis Vavilis, ka transferuar nga
Shqipëria në Greqi miliona USD të
mbledhura nga firmat rentiere, të
konfiskuara në bankat greke, ende
nuk është gjetur një mënyrë për
ardhjen e tyre në Shqipëri. Për këtë,
grupi shqiptar thotë se do të duhen
të tjera negociata.
Fajdet, si u transferuan në Greqi 50 milionë USD
Ndizen shpresat për
kreditorët e firmave piramidale
"Cenaj",
VEFA dhe "Gjallica" për
rikthimin e parave. Lekët e konfiskuara
nga drejtësia greke, ka
shumë gjasa që brenda një periudhe
të shkurtër të kthehen në Shqipëri
dhe t‘u ndahen të gjithë
kreditorëve. Ditët e fundit është
biseduar për modalitetet për ngritjen
dhe kalimin e shumës prej 50
milionë dollarësh në favor të shtetit
shqiptar. Zyrtarisht, Prokuroria e
Tiranës thotë se shuma mund të
dyfishohet ose trefishohet nëse të
gjitha organizmat e shtetit shqiptar
veprojnë të bashkuara për një
rihetim të të gjitha shumave të piramidave
që kanë dalë nga Shqipëria.
Prokuroria e Tiranës saktëson
se gjatë viteve nën hetim për
firmat huamarrëse është bërë i
mundur sigurimi i dokumenteve
që vërtetojnë se i njëjti fenomen ka
ndodhur edhe me shtetas italianë,
turq, austriakë apo hungarezë, të
cilët kanë nxjerrë miliona dollarë.
Prokuroria e Përgjithshme thotë se
përfaqësuesi i organit të akuzës në
dosjen "Gjallica", Bilbil Mete, ka dokumentuar
që dhjetëra milionë
USD të kësaj firmë janë transferuar
jashtë shtetit, ndërsa miliona të
tjerë janë përdorur për qëllime
"bamirësie". Gjatë hetimeve,
prokuroria ka disponuar dokumente
që vërtetojnë se transferta
parash janë kryer dhe në shtete të
tjera të huaja, përveç Greqisë. Organi
qendror i akuzës thotë se shteti
shqiptar, nëpërmjet Ministrisë
së Drejtësisë, duhet të hartojë ligje
dhe të nënshkruajë konventa jo
vetëm me Greqinë, por edhe me
shtetet e tjera ku dokumentohet se
janë transferuar lekë.
Transfertat e "Cenajt"
I bindur se aktiviteti i tij piramidal
nuk e kishte jetën të gjatë në
Shqipëri, Lefter Cenaj kishte nisur
të transferonte kapitalet në Greqi.
Por edhe këtu ai nuk u është përmbajtur
ligjeve të vendit fqinj dhe
kjo i ka kushtuar jo pak, por 5 vjet e
gjashtë muaj burg. Sipas burimeve
zyrtare nga Ministria shqiptare e
Drejtësisë, ish-bosi i firmës "Cenaj"
është dënuar në Greqi për
akuzat e mashtrimit, falsifikimit të
dokumenteve, evazionit fiskal dhe
pastrimit të parave. Në periudhën
kur firmat rentiere kishin kulmin e
lulëzimit të tyre, por fundi po u afrohej
me shpejtësi të madhe, Lefter
Cenaj kishte nisur të transferonte
shuma të mëdha kapitalesh në
Greqi. Për të mbuluar sa më mirë
gjurmët e këtyre transfertave, ai
kishte deklaruar krijimin e shoqërive
me kapital të përbashkët me
disa shtetas grekë. Në emrat e këtyre
kompanive ai kishte kaluar
shuma të mëdha parash, por duke
falsifikuar dokumentacionet e
nevojshme për vërtetimin e burimit
të tyre, mënyrën e qarkullimit dhe
një sërë të dhënash të tjera që
kërkoheshin nga legjislacioni i vendit
përkatës. Me rënien e kompanive
piramidale në Shqipëri
dhe rrjedhimisht falimentimin
edhe të shoqërisë "Cenaj", autoritetet
greke kanë nisur hetimet
për bosin e kësaj firme, Lefter Cenaj.
Nga këto hetime është zbuluar
se personat që Cenaj kishte deklaruar
si bashkëpronarë në shoqëritë
greke ishin fiktivë dhe nuk
kishin asnjë lloj kapitali. Ata ishin
përdorur nga bosi i firmës piramidale
për të lehtësuar qarkullimin e
parave, duke fshehur origjinën e
vërtetë të tyre. Po ashtu është zbuluar
se këto transferta ishin kryer në
kundërshtim me ligjin dhe duke iu
shmangur detyrimeve fiskale.
Menjëherë pas kësaj, Lefter Cenaj
është bërë një person i kërkuar
edhe nga drejtësia greke. Ai është
gjykuar nga gjykatat e këtij vendi
dhe është dënuar me 5 vjet e 6 muaj
burg, të cilat i ka kryer pasi është arrestuar
në vitin 2000. Ndërkohë, në
Shqipëri është ekstraduar në muajin
gusht të vitit të kaluar dhe po
vuan dënimin e dhënë nga Gjykata
e Tiranës.
Historia
Ajo që më pas do të kthehej në
një nga kompanitë piramidale më
të mëdha në Shqipëri dhe që zhvati
kursimet e 25537 shqiptarëve
e kishte nisur udhën e saj me një
kapital fillestar prej 100 mijë lekësh.
Vendimi i dhënë nga Gjykata e Tiranës
në shkurt të vitit 2003, për
dënimin e bosit të firmës piramidale
"Cenaj & Co", ka zbardhur edhe
mekanizmin mbi të cilin është zhvilluar
aktiviteti i paligjshëm. Objekt
i veprimtarisë së kësaj shoqërie
ka qenë kryerja e transaksioneve
të çdo lloji nëpërmjet të cilave
mund të tregtoheshin apo të tranzitoheshin
mallra të ndryshëm, me
shumicë dhe pakicë për produkte
të gatshme, lëndë të parë, produkte
bujqësore dhe blegtorale, ushqimore,
pajisjeve elektroshtëpiake,
konfeksioneve, pijeve alkoolike, në
fushën e turizmit, këmbimit valutor,
kozmetikës etj. Por gjykata në
vendimin e saj ka konkluduar se i
gjithë aktiviteti ekonomik i firmës
dhe fitimi i nxjerrë prej tij nuk kishte
asnjë mundësi reale që të shlyente
shumën prej 5.734.415.506 lekësh,
që u ishte marrë në formën e
kredisë qytetarëve të shumtë.