E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bild": Kimi Raikonen firmos për Ferrarin

Kimi Raikonen firmos për Ferrarin. Lajmin e zbulon e përditshmja gjermane "Bild", sipas së cilës, skuadra nga Maranelo dhe finlandezi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar gjatë sezonit të ardhshëm. Ish-kampioni i botës i jep fund kështu aventurës 2-vjeçare me skuadrën Lotus, skuadër e cila ndodhet në një krizë të thellë financiare që prej disa muajsh. Kjo marrëveshje paralajmëron edhe largimin e Felipe Masës pas 13 vitesh në timonin e makinës së kuqe. Nga ana tjetër, Raikonen do të garojë për herë të parë në krah të Fernando Alonsos. Raikonen pritet t'i japë një tjetër impuls skuderisë Ferrari. 
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›