Leo Mesi, një gol për çdo 32 minuta lojë
Leo Mesi regjistron mesataren më të mirë të golave në kampionat në fillimin e këtij sezoni. Ylli argjentinas, pas ardhjes së trajnerit Gerardo Martino, luan më pak minuta dhe shënon më shumë. Sipas statistikave, në më pak se dy ndeshje, katër herë "Topi i Artë" ka realizuar 5 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit pas tri javëve të para. Këto 5 realizime kanë ardhur në 161 minuta lojë, çka do të thotë një gol në rreth 30 minuta, duke zbuluar se argjentinasi është sërish vrasës, por kësaj radhe më i shpejtë se kurrë. Këtë sezon 26-vjeçarit iu deshën vetëm 12 minuta për të shënuar golin e parë.
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)