Prandeli: E ardhmja ime, jo telenovelë
"Çështja e së ardhmes time nuk do të jetë një telenovelë". Ky është qëndrimi i trajnerit të kombëtares së Italisë, Çezare Prandeli, i cili u vë kapak kështu zërave që kishin nisur të gëlonin kohët e fundit në ambientin e skuadrës së kaltër. Prandeli shprehet se shumë shpejt do të vendosë nëse do ta vazhdojë punën me Kombëtaren edhe pas Botërorit 2014. Në vijim, 56-vjeçari nuk e pranon krahasimin e skuadrës së tij me atë të Marçelo Lipit, duke shtuar se nevojitet ende edhe shumë punë për të formuar një grup të tillë, si ai që fitoi Kupën e Botës në vitin 2006. Prandeli e mori Italinë në 2010-ën.
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)