E Diel, 1 Nëntor 2026

Bild: Riberi i konfirmon dashurinë Bajernit

Berlin - Largimi i Frank Riberisë nga Bajerni i Mynihut hidhet poshtë nga prestigjozja gjermane Bild. Revista gjermane citon sot fjalët e vetë futbollistit francez, i cili deklaron se do të qëndrojë tek Bajerni deri në përfundim të kontratës në vitin 2011.

Për revistën gjermane Frank Riberi shprehet: “Tifozët nuk duhet të kenë frikë. Kam një kontratë që përfundon në vitin 2011, dhe dua t’i qëndroj korrekt asaj, pasi këtu në Gjermani më kanë trajtuar mjaft mirë”.

Deklarata e fundit e yllit francez i ka goditur mjaft skuadrat e interesuar për shërbimet e tij. Bild publikon se më të interesuar për Riberinë janë, Reali i Madridit, Barcelona, Çelsi dhe Mançester Siti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›