E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve dhe Brarça në balotazh për francezin Riberi

Deklarata e fundit e Franc Bekenbauer, për gatishmërinë e Bajernit për të lënë të lirë francezin Riberi, ka futur në garë Juventusin dhe Barcelonën. Riberi ka kërkuar largimin nga Bajerni i Mynihut, ndërkohë që kontratra e tij me këtë klub skadon në vitin 2011. Në një deklaratë presidenti i nderit i bavarezëve, Franc Bekenbauer, është shprehur se klubi nuk mund ta mbajë me zor futbollistin nëse ai kërkon largimin.

Deklarata e “njëshit” të Bajernit ka çuar në këmbë menjëherë drejtuesit e Juventusit dhe Barcelonës. Italianët kërkojnë prej kohësh shërbimet e pasardhësit të Zidanit tek Franca, por pengesa kryesore ishte klubi i tij aktual, Bajerni i Mynihut. Edhe Bracelona është e gatshme për të derdhur 25-30 milion eurot e kërkuara në arkat e gjermanëve për të marrë yllin francez. Këto dy klube qëndrojnë më të avancuara për të marrë shërbimet mesfushorit.

Të interesuara për Riberinë janë edhe klubet e Realit të Madridit, Milanit, Çelsit, Mançester Sitit, etj. Vetë futbollisti është shprehur para disa kohësh se preferon më shumë një eksperiencë në Serinë A italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›