E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bild" mbushi 60 vjet

Gazeta "Bild" vazhdon të ngjallë opinione të kundërta në Gjermani. Për disa, gazeta është një avokat i njeriut të thjeshtë, për të tjerë, një sinonim i propagandës.

Redaktorët e "Bild" kanë qenë gjithnjë të aftë në formulimin e titujve të goditur. "Ne jemi Papë" titullonte "Bild" në vitin 2005, kur gjermani Joseph Ratzinger u zgjodh në krye të Kishës Katolike. Një kombinim arrogance me nxitje për identitet. Kush shkruan për "Bild" duhet të zotërojë aftësinë e të qenit konciz.

"Një titull në 'Bild' është gjithnjë i mirë kur është ekskluziv apo kur emocionon, kur prek ndjenjat e njerëzve. Këto mund të jenë edhe tituj që rezultojnë nga ngjarje tragjike", thotë kryeredaktori i "Bild", Kai Diekmann. Kështu redaksia e "Bild" ditën që pasoi atentatet ndaj World Trade Center vendosi si titull lutjen e shkurtër dhe të zjarrtë: "Zot i madh, qëndrona pranë". Këto fjalë i përgjigjeshin ndjenjave të pjesës më të madhe të lexuesve.

Vetëm katër fletë i hollë ishte edicioni i parë i "Bild" më 24 qershor 1952. Axel Springer, babai i gazetës, e kishte zhvilluar konceptin e tij sipas gazetave bulevardeske angleze: shumë foto, pak tekst, tema popullore.

Vetëm një vit më vonë, gazeta "Bild" shitej në 500 mijë kopje në ditë.

Politika nuk luante thuajse asnjë rol. Kjo ndryshoi me ndërtimin e murit të Berlinit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›