E Diel, 1 Nëntor 2026

Davutoglu: Aeroplani jonë është rrëzuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare

Aeroplani luftarak turk F-4 është rrëzuar nga Siria në hapësirën ajrore ndërkombëtare, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu.

Ai theksoi se aeroplani ka kryer testim të sistemit radar, ka fluturuar vet dhe nuk ka qenë i armatosur.

Davutoglu tha se për incidentin e kësaj jave do ta informojë NATO-n edhe atë në përputhje me nenin 4 nga Traktati Veri-atlantik.

Davutoglu, në intervistën për televizioni turk TRT, theksoi se aeroplani është rrëzuar 13 milje detare larg nga bregu sirian.

"Fluturimi nuk ka pasur asgjë të përbashkët me mision sekret apo operacion kundër Sirisë", tha Davutoglu dhe shtoi se fluturakja ka pasur shenja të qarta për t'u njohur, të cilat kanë mundur të shihen nga çdokush.

Në ndërkohë zyrtarët në Iran i kanë kërkuar Damaskut dhe Ankarasë që të tregojnë përmbajtje në lidhje më rrëzimin e aeroplanit.

Ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, citohet të ketë kërkuar nga të dy palët që të ndjekin “zgjidhje paqësore” për hir të stabilitetit të rajonit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon e ka përgëzuar Ankaranë për përmbajtje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›