Turqi, takimi për avionin e rrëzuar

Funksionarët më të lartë turq janë takuar në një mbledhje të nivelit të lartë, ndërsa kërkimet në det për gjetjen e pilotëve të një avioni të rrëzuar nga antiajrorët sirianë vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.
Ministri i Jashtëm, Ahmed Davutoglu kryesoi tryezën, në të cilën ishte edhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë dhe zëvendëskryetari i Shërbimeve Sekrete Turke, Hakan Fidan.
Davutoglu konfirmoi se ka pasur biseda telefonike edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, kryediplomaten europiane Catherine Ashton dhe ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Iranit në lidhje me incidentin.
Ditën e shtunë, një avion “F-16” me dy pilotë në bord u qëllua nga sistemet mbrojtëse siriane, pasi shkeli hapësirën ajrore të vendit.
Sipas ekspertëve, përgjigja e Ankarasë ka qenë çuditërisht pajtuese, me presidentin Gyl që pranoi versionin sirian të ngjarjeve në deklaratën e tij.
Një sjellje e tillë tregon se Turqia është e vendosur të mos përfshihet në një konflikt të armatosur me fqinjin e saj jugor, pavarësisht kritikave ndaj regjimit të Bashar al-Assad.
Njëkohësisht, rrëzimi i avionit të prodhimit amerikan tregon se Siria është e pajisur me sisteme të sofistikuara ruse anti-ajrore.