Sulm kamikaz në Çeçeni, vdesin 5 persona plagosen 10 të tjerë

Moskë, 26 korrik NOA- Pesë persona vdiqën sot gjatë një atentati kamikaz në qendër të Groznit, kryeqytet i republikës ruse të Çeçenisë.
Sipas agjencive të lajmeve ruse, eksplozivi ishte vendosur para shkallëve të koncertit në qytet.
Midis personave të vdekur ka dhe disa policië që sipas informacioneve të para kanë pikasur kamikazin që ka hyrë në qendër.
Mendohet se ka dhe dhjetë të plagosur.
m.i/NOA