Bildt: Në Ballkan mbizotërojnë forcat integruese

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, vendi i të cilit kryeson presidencën e Bashkimit Evropian, ka shprehur bindjen se rajoni i Ballkanit është zhvilluar pozitivisht në aspektin e integrimit.
Duke folur në Parlamentin Evropian, Bildt tha se ndyshimet e tilla janë të rëndësishme për politikat e integrimit të BE-së për këtë rajon. "Do të thoja se, për herë të parë për një kohë të gjatë, forcat e integrimit në rajonin e Ballkanit kanë filluar të jenë më të fuqishme se sa forcat e dezintegrimit. Kjo është me rëndësi kritike që ne të ruajmë shpejtësinë në politikat tona të integrimit për këtë rajon të veçantë", tha Bildt.