E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haga jep vendim për rajonin sudanez

Rajoni i pasur me naftë pretendohet nga veriu dhe jugu i vendit dhe ka qënë fokusi i luftës civile dhe më pas procesit të paqes.

Kreu i Kombeve të Bashkuara në Sudan, Ashraf Qazi, tha se reagimi i ushtarëve të jugut dhe veriut ndaj vendimit të gjykatës është shumë i rëndësishëm.

Megjithësë vendimi do të përcaktojë kufijtë e rajonit, një vendim final se kujt i përket nuk do të vendoset deri në referendumin e vitit 2011.

Për shumë njerëz në Abiei është një Sudan i vogël.

Rajoni është i pasur në naftë, por shumë i varfër dhe ka qënë skenë e dhunës shkatërruese.
 
Një grup arab blegtorësh, të njohur si Miserija dhe që janë besnikë ndaj veriut, janë ndeshur me Dinka Ngok, një fis që vjen nga grupi më i madh etnik i jugut.

Të dyja palët u përdorën si ushtri të komanduara nga jashtë gjatë luftës civile në Sudan që zgjati dy dekada.
Kur u nënshkrua marrëveshja e paqes në 2005, vendimi se kujt i përkiste rajoni Abiei u la për 2011.

Atëherë Sudani i Jugut, do të votojë në një referendum nëse do të bëhet i pavarur, ndërsa Abyei do të votojë për t'iu bashkuar apo jo Jugut.

Start/bbc

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›