Bildt: Palët në Shqipëri të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve
SUEDI - Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt theksoi në faqen e tij zyrtare të rrjetin social “Twitter” se është “e rëndësishme që të gjitha palët në Shqipëri të respektojnë plotësisht rezultatet e zgjedhjeve parlamentare”.
Mesazhe të njëjta janë bërë edhe nga diplomatët e akredituar në Tiranë, të cilët po ndjekin procesin e numërimit.
Gjatë ditës pritet të pasojnë edhe reagimet e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe administratës amerikane lidhur me zgjedhjet e djeshme në Shqipëri.
Pasdite pritet edhe vlerësimi i parë i zgjedhjeve nga ana e monitoruesve ndërkombëtarë të misionit OSBE – ODIHR-it.
(er.nu/BalkanWeb)