Mediat e huaja pasqyrojne situaten ne Shqiperi
Euronews i cileson zgjedhjet qe zhvillohen sot ne shqiperi Kyce për integrimin e vendit në Bashkimin europian. Por ne lajmin qe percjell rrjeti euronews permendet dhe ngjarja qe ka ndodhur ne lac ku mbeti i vrare, sipas ketij rrjeti një mbështetës i njërës prej partive të koalicionit të opozitës dhe eshte plagosur dhe një kandidat i partisë demokratike
Corriere Della Sera ka nisur shkrimin e saj me vrasjen e ndodhur në Lac duke vazhduar më tej me faktin se 3.3 milionë shqiptarë do të vendosin në zgjedhjet e rëndësishme sidomos për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Edhe BBC ashtu si shumë media ndërkombëtare i ka kushtuar një vëmendje të vecantë situatës në vendin tonë duke e vënë theksin tek rëndësia e këtyre zgjedhjeve. Jehonë ka pasur dhe ngjarja e rëndë në Lac ku mbeti i vrarë një simpatizant i LSI-së dhe u plagos rëndë një kandidat i Partisë demokratike. Një nga elementet e përmendura është dhe fakti se të dy kandidatët kryesorë për zgjedhjet pra kryeministri Berisha dhe lideri i opozitës Rama, shihen si dy pro europianë dhe që shprehin hapur mbështetjen për integrimin në BE.
Edhe 'Washington Post', në një artikull për zgjedhjet në Shqipëri, ka shprehur apelin e Perëndimit për një proces të drejtë votimi. E përditshmja amerikane ka shkruar gjithashtu për situatën me KQZ-në e cila mund të hedhë dyshime mbi pritshmërine e votimit.
'Al Xhazira' ka shkruar se këto zgjedhje do të testojne demokracinë e trazuar shqiptare. Sipas "Al Xhazirës", bazuar në eksperiencën shqiptare zgjedhore ku në zgjedhje të mëparshme procesi është demtuar nga dhuna, intimidimi dhe deklaratat për ndërhyrje me votat, kerkohet me shume vemendje qe i gjithë procesi te mos vihet në dyshim.
Italiania Republika.it, shkruan se zgjedhjet që do të përcaktojnë parlamentin e ri të vendit do të përcaktojnë gjithashtu dhe rrugën që do të marrë Shqipëria për integrimin ën Bashkimin Europian, proces ky i penguar nga kriza poltike të brendshme.
La Press. It përqendrohet në garën elektorale mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama, i cili sipas kësaj media e ka përqendruar fushatën e tij tek tema e varfërisë. Gjithashtu dhe këtu përmendet mobolizimi i forcave të shumta të policisë për të garantuar një proces të qetë zgejdhor.
Reuters e nis shkrimin me analizën rreth së majtës së bashkuar që kërkon të largojë nga posti kryeministrin aktual, në një proces zgjedhor që po vëzhgohet me kujdes nga perëndimi. Berisha një ish kardiolog i suksesshëm, lexohet në shkrim synon mandatin e tij të tretë radhazi për të thyer një rekord në Shqipëri që pas rënies së regjimit komunist në 1991-shin.
Ndërsa Doice Vele bën një historik të shkurtër të zgjedhjeve në vendin tonë që nga rënia e komunizmit, ndërsa ndalet dhe tek profili i dy kandidatëve kryesorë, kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama. Dhe këtu përmendet dhe njëherë më shumë rëndësia që ka ky proces zgjedhor për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.