Bildt: Rëndësi ka që palët në Shqipëri ta njohin rezultatin e zgjedhjeve
Tiranë- Teksa procesi zgjedhor ka hyrë në fazën e tij të dytë ku në të gjithë vendin votat po numërohen, ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt ka bërë një apel që palët politike në vendin tonë ta respektojnë rezultatin që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, Carl Bildt e thekson si të rëndësishme respektimin e rezultatit të votimit nga zgjedhësit shqiptarë, pavarësisht kahut nga do të anojë.
E rëndësishme që të gjitha palët në Shqipëri të respektojnë plotësisht rezultatet e zgjedhjeve parlamentare- shkruan ai.
Ky është apeli i rradhës nga një tjetër ndërkombëtar, të cilët i kanë kushtuar shumë vëmendje procesit zgjedhor në vendin tonë, teksa e kanë cilësuar një test për demokracinë e institucioneve shqiptare dhe për integrimin e vendit në familjen evropiane.