Teksa numërimi i votave vijon, Sequi dhe Kukan në zyrën e Berishës
Tiranë- Ettore Sequi, kreu i prezencës së Bashkimit Evropian në vendin tonë i shoqëruar nga kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduart Kukan janë takuar paraditen e sotme me kryeministrin në detyrë, Sali Berisha.
Mësohet se takimi u mbajt në Kryeministri pa praninë e mediave.
Gjithçka vjen një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme që jo vetëm do të nxjerrin Parlamentin e ri, por janë edhe një test vendimtar për ecurinë e vendit tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.